KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përmbysje e çmendur në Bergamo, Atalanta ia mohon fitoren Interit në fund!

Përmbysje e çmendur në Bergamo, Atalanta ia mohon fitoren Interit në fund!

Një ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të Serie A, ku Atalanta dhe Interi kanë barazuar me rezultat 4:4, në një përballje të mbushur me gola dhe emocione deri në minutat e fundit.

Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Pio Esposito, i cili realizoi dy herë për Interin, në minutat 16’ dhe 32’, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej dy golash, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Atalanta reagoi shpejt dhe në minutën e 35-të Elmas ngushtoi rezultatin në 1:2.

Esposito fantastik, shënon dy gola për Interin

Në pjesën e dytë, Esposito kompletoi tregolëshin e tij në minutën e 52-të, duke e çuar Interin në epërsi prej 1:3.

Por vendasit nuk u dorëzuan. De Ketelaere realizoi në minutën e 72-të për 2:3, ndërsa Sucic shënoi nga penalltia vetëm tri minuta më vonë, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Interin (2:4).

Drama vazhdoi në minutat e fundit. De Ketelaere shënoi sërish në minutën e 80-të për 3:4, ndërsa Kessie në minutën 90+1 realizoi golin e barazimit për rezultatin përfundimtar 4:4.

Kështu, Atalanta dhe Interi ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje spektakolare, ku të dyja skuadrat treguan forcë sulmuese, por nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.