- Me gjoksin në rend të parë dhe getat transparente, Bebe Rexha ndez fansat me paraqitjen provokuese në Instagram: Ndjehem kaq e lirë
- A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?”, përgjigjet Hansi Flick
- Nagavci: LVV hoqi dorë nga posti i presidentit, edhe sonte mbesim në pritje të propozimeve nga PDK e LDK
- Rritet interesimi për dhurim të gjakut
- Lamtumirë Viganit të Mendimit: Ilir Shaqiri nderon Rexhep Qosja me “Vuthaj”
- Zbulohen fjalët që i dyshuari i tha familjes së tij para të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
- Lushaku-Sadriu i përgjigjet Nagavcit: Emrin e keni, tregoni a i keni 66 vota
- Rita Ora zgjeron karrierën si aktore, i bashkohet kastit të filmit të ri “Honeymoon with Harry” me Kevin Costner
Author: korrektpress
Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës.Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre.Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë një…
Meriton Korenica po vazhdon në pranverë nga aty ku e ka lënë, duke shënuar gola dhe duke i dhënë fitore skuadrës së tij, Cluj.Në përballjen e sotme ndaj UTA Arad si mysafir, Cluj fitoi me rezultat 1-0, falë golit të Meriton Korenicës, i cili erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 68-të.Mesfushorit kosovar i erdhi një pasim i bukur në zonë dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë Clujit, rezultat që doli të jetë edhe përfundimtar. – YouTube www.youtube.com Korenica, sipas SofaScore, u vlerësua me notën 7.7, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.Gjatë takimit,…
Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar rreth 30 persona, kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut, të cilët kanë qenë komisionerë dhe kanë statusin e personave të dyshuar.Ai në emisionin FVE, shtoi se intervistimet do të vazhdojnë për mbi 200 komisionerë, si dhe për kryesuesit e qendrave të numërimit.Ai theksoi se po grumbullohen edhe prova materiale, dhe pas intervistimit të komisionerëve dhe kryesuesve do të merren masat ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale.“Janë intervistuar deri me tani rreth 30 persona kryesisht nga komuna e Deçanit dhe…
75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave edhe Kosova e Shqipëria.Në letrën drejtuar Rubio, kongresmenët e cilësuan vendimin si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.“Ky është…
Qindra qytetarë të prekur nga masa e sekuestrimit të automjeteve për drejtim pa dhënë provimin e vozitjes protestuan në Shtip, Koçan, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Resnjë, për shkak të marrjes së automjeteve të tyre, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”. Në Shtip, një grup qytetarësh dogjën goma në rrugë, pas çka ndërhyri Shërbimi i Zjarrfikësve për të shuar zjarrin dhe për të normalizuar gjendjen.Në Koçan, qytetarët u mblodhën në lagjen Trajanovo Trllo. Në Manastir u bllokua rruga magjistrale drejt Resnjës, pranë lagjes Bair, ndërsa protesta vazhdoi edhe sot nëpër rrugët e…
Një ditë reflektimi për rëndësinë e parandalimit, skriningut dhe mbështetjes njerëzoreSot, më 4 shkurt, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, një ditë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe angazhimi përballë një sëmundjeje që prek miliona njerëz çdo vit, por që gjithnjë e më shumë po shihet edhe si sfidë e parandalueshme dhe e menaxhueshme, nëse zbulohet me kohë.Kanceri nuk është një diagnozë e vetme, por mbi 200 sëmundje të ndryshme, secila me karakteristikat, rrezikun dhe rrugën e vet të trajtimit. Ajo që i bashkon është fakti se zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm shanset për shërim, ndërsa vonesa në diagnostikim shpesh e bën betejën…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën glamuroze të Grammy Awards 2026, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes. Artistja e hitit “I’m A Mess” ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me një stil elegant, por njëkohësisht shumë të guximshëm.E veshur me një fustan të zi elegant, me një të çarë të theksuar në pjesën e këmbës që vinte në pah linjat e saj seksi, Bebe është shfaqur jashtëzakonisht tërheqëse dhe plot vetëbesim. Foto: Bebe Rexha/InstagramParaqitja e saj u konsiderua nga shumë ndjekës si një…
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ua zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq. Ata dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.Sipas vendimit, masa e paraburgimit të dyshuarve iu llogaritet nga 2 shkurti 2026 deri më 18 mars 2026, shkruan BetimipërDrejtësi.Në vendimin e marrë më 2 shkurt 2026, thuhet se të pandehurit detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre…
Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro.Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.“Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Barcelona po planifikon për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur përgatitjet për të përforcuar skuadrën, ndërsa ende është aktive në të tre garat kryesore. Klubi katalanas synon të tejkalojë sukseset e sezonit të kaluar dhe po përpilon një listë objektivash për merkato.Një vendim kyç që do të duhet të marrë Barcelona është mbajtja e Marcus Rashford. Klauzola e lirimit e sulmuesit britanik është 30 milionë euro, një shumë që mund t’u lejojë katalanasve ta mbajnë lojtarin përfundimisht. Megjithatë, klubi nuk e ka ndaluar kërkimin e alternativave të tjera në sulm.Një nga objektivat e rinj është Mika Godts, sulmuesi 20-vjeçar belg…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari