KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministerial BE – Ballkan Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministerial BE – Ballkan Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky forum do të mbahet gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Takimi mbledh ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta.

Bëhet e ditur se në sesionin për drejtësi, ministrat do të diskutojnë për rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Një pjesë e veçantë e diskutimeve do t'i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve viktima të veprave penale dhe ndëshkimin me ligj të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve”, thuhet në njoftim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.