Author: korrektpress

Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, njofton Klan Kosova.Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të jap udhëzime për dëshmitarë.Kujtojmë se deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të…

Read More

Transparenca mbetet parimi kryesor në përdorimin e inteligjencës artificiale në media, ndërsa përgjegjësia për përmbajtjen mbetet editoriale.Në “Përballje Podcast”, Niman Racaj, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Komisioni i Pavarur i Mediave, ka theksuar se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk e përjashton përgjegjësinë ligjore, pavarësisht mënyrës se si krijohet përmbajtja.“Transparenca është numër një nga pikëpamja e rregullatorit. Inteligjenca artificiale nuk e përjashton përgjegjësinë ligjore. Editori duhet të jetë përgjegjës dhe përgjegjësia bie mbi atë që e publikon përmbajtjen”, ka deklaruar Racaj.Ai ka sqaruar se edhe në mungesë të një akti të veçantë ligjor për inteligjencën artificiale, aktet ekzistuese vazhdojnë të…

Read More

Një rast i veprës penale “Mashtrim” është raportuar në komunën e Leposaviqit,.Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 17:15, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Leposaviq, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur një ditë më herët.“Ankuesi dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari, i cili është shoku i tij. I dyshuari, me pretekst të rremë se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor që ankuesi kishte ndaj bankës, ka arritur të sigurojë kartelën bankare të ankuesit”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia bën të ditur se më pas, pa dijeninë dhe pëlqimin e…

Read More

Boksierja algjeriane, Imane Khelif ka thënë se është e gatshme t’i nënshtrohet një testi gjinor nëse kjo do t’i lejojë të garojë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.Khelif, e cila fitoi medaljen e artë në divizionin e peshave welter për femra në Lojërat e Parisit në vitin 2024, që atëherë është përballur me pyetje në lidhje me të drejtën e saj për të garuar në garën e femrave.Kujtojmë se Khelif dhe boksierja tajvaneze, Lin Yu-ting, u s’kualifikuan nga Kampionati Botëror 2023 nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) për dyshime se nuk i kaluan testet e përcaktimit të…

Read More

Dy tërmete më të dobëta u ndjenë mbrëmë në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.Tërmeti i parë u regjistrua në orën 19:50 dhe u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Sipas të dhënave, epiqendra e tij ndodhej në territorin e Greqisë, rreth 100 kilometra në juglindje të Shkupit.Tërmeti i dytë ndodhi në orën 23:10 dhe u ndje në Manastir, Ohër dhe zonat përreth, gjithashtu me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Epiqendra e këtij dridhjeje…

Read More

Ylli i serialit How I Met Your Mother, Josh Radnor, dhe bashkëshortja e tij, Jordana Jacobs, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.Aktori 51-vjeçar e ndau lajmin vetëm së fundmi në Instagram me 1.1 milion ndjekësit e tij.Ai publikoi tre foto me foshnjën me po ashtu një përshkrim për pritjen e ëmbël. “Pra, unë dhe gruaja ime u bëmë me fëmijë disa muaj më parë!”, ka shkruar aktori. “Ja çfarë dimë deri tani: buzëqeshja e tij e ndriçon dhomën. Është shumë vëzhgues dhe i menduar. Hipnotizohet kur i luaj këngë në kitarë. Mendon se fjala ‘baba ghanoush’ është jashtëzakonisht qesharake.…

Read More

Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtore nuk është aq e moshuar sa në Gjermani. Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federale e Statistikave.Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse të një së katërtës (24.0 përqind) – “vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së”, siç u tha. Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind.Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pensionPjesa e dytë më e madhe në BE pas…

Read More

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të lëshuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027, me Brukselin që synon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të shpëtuar Kievin nga një rënie e papritur e ndihmës së huaj.Marrëveshja mbi tekstet ligjore u arrit nga ambasadorët të mërkurën pasdite pasi Qiproja, mbajtësja e presidencës së radhës së Këshillit, paraqiti një version të ri, transmeton Telegrafi.”Marrëveshja e sotme tregon se BE vazhdon të veprojë me vendosmëri në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të…

Read More

Dogana e Kosovës ka vazhduar me kontrollet e saj kundër kontrabandës me mallra.Së fundmi njësit e antikontrabandës zhvilluan një aksion në Ferizaj ku në një barnatore kanë sekuestruar barna në vlerë 30 mijë euro.“Gjatë një operacioni kundër kontrabandës, njësit e antikontrabandes kanë konfiskuar një sasi barnash të dyshuara si të kontrabanduara dhe kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë (bunker) të përshtatur për fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana. /Telegrafi/

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 në fshatin Lebushë të Deçanit.Si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.“Me datën 04.02.2026, rreth orës 20:05, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 3 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.Ai ka shtuar se me rastin është marrë njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

Read More