KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Waldo Cortes-Acosta kundër Johnny Walker, marrin vëmendjen kryesore këtë të diel në UFC Fight Night

Waldo Cortes-Acosta kundër Johnny Walker, marrin vëmendjen kryesore këtë të diel në UFC Fight Night

UFC është detyruar të ndryshojë duelin kryesor të eventit të 7 nëntorit në ‘Apex’ të Las Vegas, pasi Sean Brady është tërhequr për shkak të një lëndimi, duke anuluar përballjen kryesore e planifikuar ndaj Gabriel Bonfim në kategorinë e peshave deri 77kg (Welterweight).

Në vend të kësaj përballjeje, organizata ka vendosur që mbrëmja të kryesohet nga një duel në kategorinë e peshave të rënda, ku Waldo Cortes-Acosta do të përballet me Johnny Walker.

Cortes-Acosta renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Walker rankohet i 12-ti në divizionin deri 120kg.

Për Waldo Cortes-Acosta, kjo do të jetë lufta e tretë këtë vit, ndërsa e para si protagonist i një eventi kryesor në UFC. Në anën tjetër, braziliani Johnny Walker synon të vazhdojë serinë pozitive në peshat e rënda, pas fitores me nokaut në raundin e parë kundër Mick Parkin, në luftën e tij të fundit që u zhvillua vetëm një muaj më parë, më 3 tetor në UFC332.

Lëndimi dhe tërheqja e Sean Brady, është një goditje për programin fillestar të eventit, pasi përballja me Gabriel Bonfim konsiderohej një mundësi e rëndësishme për të dy luftëtarët në garën për t'iu afruar majës së divizionit Welterweight.

UFC Fight Night: Waldo Cortes-Acosta vs. Johnny Walker, si gjithmonë transmetohet LIVE në kanalet e sportit të ArtMotion. Adhuruesit e mma, luftërat e Main Card do të mund t’i përcjellin të dielën nga ora 2:00 pas mesnate në Sport 1.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.