KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paçarizi: Kosova s’mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet (VIDEO)

Paçarizi: Kosova s’mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një institucion politik.

Paçarizi tha në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova se Kosova është detyruar të formojë këtë gjykatë përmes një ligji të miratuar nga vetë institucionet e saj, por se tashmë nuk ka mundësi ta shuajë atë, pasi nuk është më në duart e Kosovës.

“Prej kujt po kanë frikë? Po kanë frikë nga një institucion të cilin na kanë detyruar ta formojmë vetë. Kanë mundur t’i dërgojnë në Tribunalin e Hagës, ta riaktivizojnë atë apo të bëjnë çfarëdo tjetër. E kanë detyruar Kosovën ta miratojë një ligj të tillë, për të ndërtuar një monstrum juridik, të cilin Kosova mund të mos arrijë ta shuajë as për 50 vjet, sepse tashmë nuk është më në dorën e saj”, ka deklaruar Paçarizi, njofton Klankosova.tv.

Ai ka vlerësuar se përballja me Gjykatën Speciale nuk mund të bëhet vetëm përmes mjeteve juridike, duke theksuar nevojën për një qasje të kombinuar.

“Kjo është një gjykatë politike dhe gjykatën politike është zor me mujt veç me mjete juridike. Prandaj, pa një qasje të kombinuar, është krejtësisht e pamundur me bë diçka”, ka thënë ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.