KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zjarr në një spital në Berlin, 15 persona të plagosur, evakuohen pacientët dhe stafi

Zjarr në një spital në Berlin, 15 persona të plagosur, evakuohen pacientët dhe stafi

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të dielën në mbrëmje një spital në Berlin-Lichtenberg të Gjermanisë, ku si pasojë 15 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në rrezik për jetën.

Sipas Tagesschau, zjarri shpërtheu në një dhomë pacientësh në katin e parë të njërit prej objekteve të spitalit. Flakët u shuan nga ekipet e zjarrfikësve, por tymi u përhap në pjesë të tjera të ndërtesës, duke detyruar autoritetet të evakuonin pacientët dhe stafin.

Nga 15 të lënduarit, një person ka pësuar lëndime kërcënuese për jetën, një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa 13 persona kanë marrë lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.

Edhe një infermier dhe pacienti që dyshohet se shkaktoi zjarrin kanë pësuar helmim nga tymi. Infermieri është larguar pas trajtimit ambulator, ndërsa pacienti vazhdon të marrë trajtim në spital.

Policia gjermane ka nisur hetimet për zjarrvënie të rëndë të qëllimshme.

Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, një pacient mund ta ketë ndezur shtratin në dhomën e tij, duke shkaktuar zjarrin.

Pas shuarjes së flakëve dhe ajrosjes së ndërtesës, zjarrfikësit ia kanë dorëzuar vendin e ngjarjes policisë për hetime të mëtejshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.