Gjatë ditës së sotme shënohet 27 vjetori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Me këtë rast do të organizohet një ceremoni ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mysafirë të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Shërbimi Korrektues i Kosovës ju fton të merrni pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mysafirë të tjerë.
Të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë rasti:
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani;
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu;
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti;
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla.
Data: 23 nëntor 2026 (sot)
Vendi: Hotel Venus, Prishtinë (rruga Prishtinë–Lipjan).

