Author: korrektpress

Emri i Sandro Tonalit po fillon të fitojë terren në planifikimin e afatit kalimtar të verës. Mesfushori i Newcastle United është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe situata e tij premton të jetë një nga fokuset kryesore kur të rihapet afati kalimtar.Edhe pse kanë mbetur ende disa muaj deri në verë, klubet e mëdha tashmë po bëjnë lëvizje prapa skenave, të vetëdijshëm se të qenit përpara në lojë mund të bëjë gjithë ndryshimin në një marrëveshje të kësaj madhësie.Newcastle është plotësisht i vetëdijshëm për vlerën e Tonalit. Klubi anglez e konsideron italianin një lojtar kyç në…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit.Rastin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Personi pa shenja jete është gjetur nga familjarët e tij. “Më datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976.Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është…

Read More

Një 4-vjeçar ka humbur sot jetën në Vlorë.Sipas familjarëve, dyshohet se simptomat te i mituri janë shfaqur pasi ia kishte konsumuar mjaltë. Fëmija ka pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se i kishin kaluar, por simptomat i vazhduan edhe në ditën e ndarjes nga jeta, raporton euronews.alKur u nis drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija mbërriti pa shenja jete, konfirmuar edhe nga mjekët. Ai u shoqërua më pas në Spitalin e Vlorës, në pediatrinë e madhe, por as aty nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Autoritetet shëndetësore presin rezultatet e analizave të biopsisë për…

Read More

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar mbi bazën e një kallëzimi penal të dorëzuar nga Sektori për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, ka urdhëruar zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave nga Shkupi.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për B.D. (33), M.D. (29) dhe S.E. (25), të gjithë nga Shkupi.Prokuroria njofton se ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “bashkim kriminal” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese”.Në kuadër të procedurës paraprake hetimore është konstatuar dyshimi se personat…

Read More

Në Vansbro, në provincën suedeze Dalarna, shumë turistë shfrytëzojnë mundësinë për të karikuar automjetet para fazës së fundit të ngjitjes në mal dhe para se të nisen për pushime. Tesla ka ndërtuar këtu një stacion të ri karikimi.Megjithatë, pasi kompania është ende në konflikt me sindikatën IF Metall (rreth kushteve më të mira të punës për punonjësit e Teslës), stacioni nuk është lidhur me rrjetin elektrik. Sindikata e elektricistëve ka ndërmarrë masa në shenjë solidariteti me kolegët e tyre metalpunues. Për këtë arsye, Tesla po përdor agregate me naftë për prodhimin e energjisë elektrike, shkruan Teknikveckan.Gjeneratori përdor biodizel HVO100. Ai…

Read More

Andos Sinani, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Kosova, është rikthyer zyrtarisht në skenën muzikore me këngën e re “Besoja”.Projekti shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke ndërthurur stilin pop-rock.Andos ka qenë forca kryesore kreative pas këtij projekti, duke realizuar vetë muzikën, orkestrimin dhe produksionin. Andos Sinani/YouTubeTeksti është shkruar në bashkëpunim me Kadisha Sinanin, ndërsa videoklipi është drejtuar dhe prodhuar nga vetë Andosi.Videoklipi i “Besoja” është xhiruar në Islandë dhe sjell pamje mbresëlënëse të natyrës së egër të këtij vendi, nga akullnajat gjigante te vullkanet, fushat e hapura dhe plazhet me rërë të errët. Andos Sinani/YouTubePamjet përfshijnë…

Read More

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka akuzuar Kinën se ka kryer në fshehtësi të paktën një test bërthamor që prodhoi shpërthim gjatë viteve të fundit, edhe pse Kina zyrtarisht ka moratorium për testet e tilla.Këto akuza u bënë gjatë një fjalimi të Thomas DiNanno, nënsekretar i Shtetit për kontrollin e armëve, në një konferencë për çarmatimin në Gjenevë. Ai tha se Kina ka përdorur teknika për të fshehur shenjat e shpërthimeve bërthamore, duke maskuar aktivitetet për të shmangur zbulimin e tyre nga monitorimi ndërkombëtar, shkruan washingtonpost.Sipas tij, një test i tillë u krye më 22 qershor 2020. Kina është nënshkruese…

Read More

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.FSK njofton se pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur. ​U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut në Mat “Komandanti…

Read More

Kapaciteti total i lidhjes së hekurit, i njohur si TIBC, është një test laboratorik kyç që ofron një pasqyrë më të thellë të gjendjes së hekurit në trup sesa thjesht matja e nivelit të tij në gjak. Rezultatet mund të tregojnë çrregullime serioze si anemia, por edhe mbingarkesë të rrezikshme me hekur.Kur ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur, shpesh mendojmë për mungesë hekuri, por vetëm matja e nivelit të tij në gjak nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të marrë një pamje të plotë. Këtu hyn në skenë TIBC (Kapaciteti total i lidhjes së hekurit), testi që mat sasinë maksimale…

Read More

Drenica dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Thomas Brdaric dhe ai i Tahir Batatinës janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të edicionit pranveror.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjetën rrjetën. Ishte sulmuesi Ronaldo Chacon (17’), i cili shënoi për epërsinë 1-0 të drenicasve dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më të kërkuese, krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin…

Read More