Besnik Vasolli, kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjatë një paraqitjeje televizive në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur për integrimin e shqiptarëve në Gjermani dhe kontributin e tyre në shoqërinë dhe ekonominë gjermane.
Ai theksoi se komuniteti shqiptar në Gjermani është mjaft mirë i integruar, duke përmendur të rinjtë që kanë përfunduar shkollimin dhe studimet, punojnë në kompani të njohura gjermane, kanë bizneset e tyre dhe janë të përfshirë edhe në jetën politike të vendit.
“Unë kur shkoj në Gjermani takoj të rinj e të reja të cilët janë shumë mirë të integruar në shtetin gjerman. Kanë kryer shkolla, fakultete, punojnë në kompani serioze gjermane, kanë bizneset e tyre, janë edhe në sistemin politik gjerman të inkuadruar”, u shpreh Vasolli.
Sipas tij, komuniteti shqiptar në Gjermani, i cili vlerësohet të përbëhet nga rreth 600 mijë persona, është një shembull i integrimit të suksesshëm.
Por, a do të ketë vërtet përgjysmim të vizave të punës për kosovarët në Gjermani?

