KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vasolli: Kosovës i duhet strategji kombëtare për ta shfrytëzuar potencialin e diasporës (VIDEO)

Vasolli: Kosovës i duhet strategji kombëtare për ta shfrytëzuar potencialin e diasporës (VIDEO)

Besnik Vasolli, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka kritikuar mënyrën se si trajtohet roli i diasporës në diskursin publik në Kosovë, duke vlerësuar se kontributi i saj nuk duhet të kufizohet vetëm te votimi dhe blerja e patundshmërive.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Vasolli tha se diaspora ka potencial shumë më të madh për të ndihmuar zhvillimin e vendit, por se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për ta angazhuar atë.

Ai theksoi se vendit i nevojitet një strategji kombëtare për diasporën, e shoqëruar me kushte dhe projekte konkrete që do të mundësonin përfshirjen e saj në zhvillimin ekonomik.

“Duhet të kemi strategji kombëtare, të bëjmë më shumë dhe të hapemi më shumë ndaj diasporës. Diaspora është ajo ura lidhëse, sepse i njeh të dy botët”, u shpreh Vasolli.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit i njohin si Kosovën, ashtu edhe shtetet ku jetojnë, duke pasur kështu mundësi të rëndësishme për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të sjellë përvoja e investime të reja, njofton Klankosova.tv.

Vasolli vuri në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit më të afërt me shoqatat shqiptare në diasporë, veçanërisht në Gjermani, ku është e përqendruar një pjesë e madhe e diasporës kosovare.

Ai tha se përmes projekteve të përbashkëta, diaspora mund të vërë në funksion rrjetet e saj të kontakteve, njohuritë dhe mundësitë që ka, në mënyrë që të kontribuojë më shumë në zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.