- Haradinaj: Shqipëria nënshkruan për gazin amerikan, Kosova paguan qindra miliona për energji nga Serbia
- Vedat Muriqi nominohet për “Skuadrën e Sezonit” në La Liga
- NATO rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë, Komiteti Ushtarak viziton KFOR-in në Prishtinë
- Haziri-Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate
- Kore antishqiptare në Shkup: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë” – autoritetet nisin hetimet
- Një plumb i la të paralizuar vëllanë gjithë jetën – historia prekëse e konkurrentit që u eliminua nga Ferma VIP
- Taksitë ajrore elektrike nisen nga Manhattan për udhëtimet e para në aeroportin e Nju Jorkut
- Gjermania regjistron nivelin më të ulët të lindjeve që nga Lufta e Dytë Botërore
Author: korrektpress
Avokati i Popullit, Faton Selami, u takua me një pjesë të studentëve nënshkrues të iniciativës studentore për krijimin e parakushtit për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.Gjatë takimit, Avokati i Popullit i informoi studentët se lënda është hapur tashmë me vetiniciativë dhe se, për të vlerësuar gjendjen, do të kërkohen informacione nga institucionet kompetente lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon edhe këtë çështje.Avokati i Popullit, Selami, theksoi se është mirë që iniciativa është dorëzuar edhe tek institucioni i Avokatit të Popullit, se ajo do të jetë pjesë përbërëse e lëndës tashmë të…
Një video e ndarë nga forcat ajrore të Ukrainës vonë të dielën, kapi shpërthimin në ajër të një droni rus Shahed 136 pasi u qëllua nga një F-16.Pamjet ofruan një pamje të rrallë dhe të qartë të përleshjeve ajër-ajër që tani janë të zakonshme në të gjithë hapësirën ajrore ukrainase. Po atë ditë, një sulm i veçantë me dron rus vrau një nënë dhe fëmijën e saj të vogël, transmeton Telegrafi.Fluturakja pa pilot e ndërtuar nga Irani, e njohur edhe si Geran-2, është arma më ‘efektive’ nga ana e kostos e Rusisë në luftën e saj të rraskapitëse. Me një…
Saga që për ditë me radhë tronditi futbollin saudit dhe atë botëror ka marrë fund. Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund protestës së tij dhe është rikthyer në aktivitet me skuadrën e Al-Nassr, pasi klubi u dorëzua ndaj presionit të yllit portugez dhe shlyeu të gjitha detyrimet financiare të prapambetura.Sipas mediave portugeze, të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Al-Nassr kanë marrë pagat e vonuara në orët e fundit, çka ishte një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë së Ronaldos. Me këtë veprim, kriza u mbyll dhe, në mënyrë figurative, “tymi i bardhë” u ngrit mbi Riad.Megjithatë, pavarësisht rikthimit në stërvitje, Ronaldo…
Një përplasje fizike mes një mësimdhënësi dhe një grup nxënësish në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë ka ngritur reagime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria, pasi pamjet e pjesshme të incidentit u publikuan në rrjete sociale.Në videon e shpërndarë, shihet një konflikt i drejtpërdrejtë mes mësimdhënësit dhe një nxënësi. Pas publikimit të pamjeve, mësimdhënësi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.Mirëpo, psikologu i shkollës, Nazim Mahmuti, ka dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes. Në një deklaratë për Telegrafin, ai ka pohuar se mësimdhënësi është sulmuar nga një grup prej rreth dhjetë nxënësish dhe…
Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të dashur për publikun shqiptar, ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo…
Fëmijët me paralizë dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë përballen çdo ditë me pengesa që shkojnë përtej sfidave shëndetësore. Atje ku sistemi ende nuk ofron siguri të qëndrueshme, humaniteti dhe solidariteti shoqëror bëhen shpesh mbështetja e vetme, duke rikujtuar se përgjegjësia institucionale dhe ndërgjegjësimi kolektiv nuk janë zgjedhje, por domosdoshmëriNë rrugët e Kosovës, përtej zhurmës së përditshme politike dhe vrapit pas jetës moderne, ekziston një botë që lëviz me një ritëm krejt tjetër. Është bota e fëmijëve me paralizë cerebrale dhe personave me aftësi të kufizuara, ku një hap i thjeshtë, një lëvizje dore apo një hyrje në…
Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor që u miratua ditët e fundit të muajit dhjetor parasheh që anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor të zgjidhen në mënyrë publike, duke u prezantuar para komisionit kuvendor dhe të përgjigjen ndaj pyetjeve të organizatave joqeveritare, ashtu siç u dëgjuan edhe kandidatët për Komisionin Anti-diskriminim.Kandidatët duhet të vijnë nga radhët e profesorëve univerzitarë juristë, avokatë, ish gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, të gjykatave ndërkombëtare dhe juristë të shquar. Duhet të jenë juristë të diplomuar me përvojë pune prej së paku 15 viteve dhe të posedojnë provim të jurisprudencës.Për anëtar të këshillit gjyqësor nuk mund të…
Cole Palmer ka vendosur t’i japë fund zërave të shumtë që kanë qarkulluar javët e fundit mbi një largim të mundshëm nga Chelsea.Mesfushori anglez ka mohuar kategorikisht çdo interes apo negociatë me Manchester United, duke theksuar se ndodhet në një moment stabil si në aspektin sportiv ashtu edhe personal. Ai është shprehur i bezdisur nga spekulimet e vazhdueshme dhe ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në këtë fazë të karrierës. Reagimi i Palmer ishte i drejtpërdrejtë, duke dërguar një mesazh të qartë jo vetëm për Manchester United, por edhe për zhurmën mediatike që…
Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.Gjatë takimit, Abdixhiku është informuar për iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes.Kreu i LDK-së thotë se ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes.”I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të…
Të dielën në Big Brother VIP Kosova 4 u zhvillua një dasmë dhe çifti i përzgjedhur ishte Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj.Ceremonia u zhvillua pak hapa larg shtëpisë së famshme, gjegjësisht në Klan Arena.U organizua një event i magjishëm, ku dyshja shkëlqyen, Elijona me vello të bardhë e Klodi me një kostum bardh e zi. Foto: TikTokPër atmosferën në dasmë u përkujdes këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi.Gjatë prerjes së tortës, një moment që mori vëmendjen, ishte kur derisa po e prente i ra në tokë.Klodi gjithashtu pati një reagim pasi duket se kishte edhe emocione në lidhje me ngjarjen.Dasma…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari