KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër yjet që synojnë ta marrin fronin e Ronaldos dhe Messit

Katër yjet që synojnë ta marrin fronin e Ronaldos dhe Messit

Futbolli i kombëtareve po hyn në një epokë të re pas largimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Pas më shumë se dy dekadash në nivelin më të lartë, të dy lënë pas rekorde të jashtëzakonshme që do të jetë shumë e vështirë të thyhen.

Cristiano Ronaldo e mbylli karrierën me Portugalinë me 234 paraqitje dhe 146 gola, duke fituar një Kampionat Evropian dhe dy herë Ligën e Kombeve. l

Messi, ndërkohë, regjistroi 208 ndeshje dhe 126 gola me Argjentinën, me të cilën fitoi Kupën e Botës 2022, dy Copa America dhe Finalissima.

Sipas analizës së AS, katër futbollistë shihen si pasuesit e mundshëm të dy legjendave: Kylian Mbappe, Erling Haaland, Harry Kane dhe Lamine Yamal.

Mbappe ka realizuar 67 gola në 107 ndeshje me Francën, ndërsa Haaland numëron 65 gola në vetëm 59 paraqitje me Norvegjinë.

Sulmuesi francez mban gjithashtu rekordin me 22 gola në tri edicione të Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Harry Kane ka shënuar 91 gola në 125 ndeshje me Anglinë, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.

Lamine Yamal, ndonëse shumë më i ri, ka realizuar 11 gola në 37 paraqitje me Spanjën dhe tashmë ka fituar Evropianin dhe Botërorin.

Megjithatë, trashëgimia e Messit dhe Ronaldos mbetet një standard jashtëzakonisht i vështirë për t'u arritur. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.