KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Një suplement ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e enëve të gjakut

Një suplement ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e enëve të gjakut

Një suplement ushqimor me disa përbërës mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut, uljen e tensionit sistolik dhe zvogëlimin e ngurtësimit të arterieve, sipas rezultateve të një studimi klinik gjashtëmujor.

Studimi, i publikuar në revistën “European Heart Journal Open”, shqyrtoi efektet e suplementit ‘NOVOS Core’, i cili përmban 12 përbërës bioaktivë, përfshirë vitamina, minerale, aminoacide dhe ekstrakte bimore.Në studim morën pjesë 61 persona, prej të cilëve 33 morën suplementin një herë në ditë, ndërsa 28 të tjerë morën një placebo.

Pas gjashtë muajsh, grupi që përdori suplementin shfaqi përmirësime në disa tregues të shëndetit të enëve të gjakut. Tensioni sistolik ishte mesatarisht 6.1 mmHg më i ulët krahasuar me grupin që mori placebo, ndërsa u vu re edhe përmirësim i elasticitetit të arterieve, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit matën gjithashtu funksionin endotelial, që tregon aftësinë e enëve të gjakut për t’u zgjeruar dhe për të rregulluar qarkullimin e gjakut. Përmirësimet në këtë tregues u vunë re vetëm një orë pas marrjes së dozës së parë të suplementit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate duhet të interpretohen me kujdes. Studimi mati tregues biologjikë të shëndetit kardiovaskular, por nuk vlerësoi nëse suplementi parandalon infarktin e zemrës, goditjen në tru apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Për më tepër, studimi përfshiu një numër të vogël pjesëmarrësish dhe u financua nga NOVOS Labs, prodhuesi i suplementit. Gjithashtu, nuk u përcaktua se cili prej 12 përbërësve ishte përgjegjës për përmirësimet e vërejtura.

Studiuesit nënvizojnë se nevojiten studime më të mëdha dhe më afatgjata për të vërtetuar nëse këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nëse sjellin përfitime reale për shëndetin kardiovaskular. /Gazeta Shneta

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.