Author: korrektpress

Mësuesja Rafete Kosumi është një nga figurat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Për më shumë se dy dekada, ajo ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj shqiptarë në Austri, duke e shndërruar profesionin e mësueses në një mision për mbrojtjen e identitetit kombëtar.Në një kohë kur sfidat e asimilimit kanë qenë gjithnjë të pranishme për komunitetin shqiptar jashtë atdheut, Kosumi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.Ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj në disa qytete të Austrisë, përfshirë Welsin, Linzin, Aschach an…

Read More

Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, Rodri është bërë lojtari i dytë më i paguar në skuadrën e parë të Barcelonës, pas përfundimit zyrtar të transferimit të tij nga Manchester City.Mesfushori 30-vjeçar ka përfunduar me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratën dhe menjëherë është integruar në stërvitjet e ekipit. Madje, ai është vënë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për një paraqitje të mundshme ceremoniale në ndeshjen e trofeut Joan Gamper ndaj Al Ahlyt. Rodri renditet pas vetëm talentit të ri, Lamine Yamal, në hierarkinë e pagave të Barcelonës, duke tejkaluar kështu edhe të ardhurat e kapitenëve aktualë të skuadrës.Sipas…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF‑it, Lesli Miller, në të cilin u shqyrtuan çështje kyçe që lidhen me përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët.Në takim u theksua se interesi më i mirë i fëmijës mbetet prioritet kryesor, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët dhe nevojës për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të të gjithë subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët.Ligji i ri thekson nevojën për specializimin e profesionistëve që punojnë me fëmijë, prandaj është me rëndësi…

Read More

Napoli po vijon të kërkojë përforcime në repartin ofensiv dhe sipas raportimeve, Nicolas Jackson dhe Gabriel Jesus janë aktualisht dy objektivat kryesorë të klubit italian.Dy sulmuesit paraqesin situata të ndryshme në afatin kalimtar. Jackson duket se ka një avantazh të lehtë për Napolin, pasi Chelsea është i hapur për një huazim me opsion blerjeje. Kjo formulë shihet me interes të madh nga klubi italian, pasi do t’i mundësonte të përforconte menjëherë sulmin, duke e shtyrë vendimin për një transferim përfundimtar.Ndërkohë, situata e Gabriel Jesus është ndryshe, Arsenali kërkon shitjen e përhershme të sulmuesit brazilian dhe vlera e tij në afatin…

Read More

Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qira të tokës publike, emërime të komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese dhe emërime në pozita të larta institucionale.Këto janë disa nga vendimet që i ka marrë Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.Gjatë kësaj periudhe, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka marrë plot 75 vendime në 11 mbledhje qeveritare.Përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile vlerësojnë se disa prej vendimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e…

Read More

Ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër ka shkaktuar reagime të forta edhe në Serbi, ku ekspertë dhe analistë e kanë cilësuar atë si projekt joracional, me kosto të jashtëzakonshme dhe me pasoja të mundshme për mjedisin dhe banorët e Kosovës.Vuçiq e përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit si kundërpërgjigje ndaj masave të autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetit serb. Presidenti serb tha se Beogradi mund të ndërmarrë një hap të tillë dhe ngriti pyetjen se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.Sipas raportimeve të cituara nga Deutsche Welle,…

Read More

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e re të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, në kuadër të Shitjes së Aseteve me Likuidim nr. 75 (ShAL 75).Në këtë valë të shitjeve janë përfshirë gjithsej 258 asete, të shpërndara në të gjashtë rajonet e Kosovës. Asetet përfshijnë njësi bujqësore, prona rezidenciale, objekte komerciale, depo dhe lokale afariste.Sipas AKP-së, një pjesë e pronave kanë tokë të përshtatshme për bujqësi intensive dhe pemëtari, ndërsa të tjerat ofrojnë mundësi për zhvillim të banimit, investime afariste, logjistikë dhe magazinim.“Kjo valë e shitjeve synon të nxisë zhvillimin ekonomik përmes krijimit të mundësive konkrete për…

Read More

Drejtori i Arsenalit, Richard Garlick, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri të largohen nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar.Arsenali ka bërë një merkato relativisht të qetë këtë verë, duke shtuar në skuadër Christos Tzolis dhe Bruno Guimaraes. Mikel Arteta po kërkon ende një qendërmbrojtës për të mbuluar mungesën e William Salibas, ndërsa londinezët duan edhe një sulmues të ri.Pas dështimit për të transferuar Morgan Rogers dhe Vinicius Junior, Arsenali mund të ketë nevojë të shesë disa lojtarë për të krijuar hapësirën financiare për përforcime të tjera. Gabriel Jesus, Fabio Vieira dhe Reiss Nelson pritet…

Read More

Analistët botërorë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm pritet krizë serioze në furnizimin me ushqim për shkak të mungesës së plehut artificial. Ndryshe nga nafta, për plehun nuk ka rezerva strategjike. Pa pleh nuk ka rendiment. Pa rendiment nuk ka ushqim. “Kjo nuk është teori e largët, por paralajmërim për vendet që ende nuk kanë plan. Maqedonia tashmë po e jeton versionin e saj të kësaj krize. Jo nesër. Tani”, thuhet në kumtesën e opozitares LSDM. “Bujqit përsëri negociojnë për çmim që mezi e mbulon mundin. Grumbullimi i specit u ‘zgjidh’ vetëm pasi kriza doli në opinion.Mucunski më pas deklaroi se…

Read More

Në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar gjetjen e radhës të mbetjeve kockore.Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, bazuar në vlerësimin preliminar, mbetjet dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.“Gjatë këtyre veprimeve, bazuar në vlerësimin preliminar, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve”, thuhet në komunikatë.Autoritetet kanë bërë të ditur se identifikimi i plotë i mbetjeve do të bëhet pas përfundimit të…

Read More