Futbollisti meksikan Hector Herrera është arrestuar në shtetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dyshimin për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Mesfushori 36-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Atletico Madridit dhe Portos, ndërsa aktualisht luan për Houston Dynamo në MLS, është arrestuar pas incidentit të ndodhur në Teksas, shkruan Indeksonline
Sipas raportimit të mediumit amerikan “Houston Chronicle”, Herrera është liruar më pas nga autoritetet.
Klubi i tij, Houston Dynamo, si dhe drejtuesit e MLS-së, kanë konfirmuar se janë në dijeni të rastit dhe se po mbledhin informacione të tjera lidhur me ngjarjen./Indeksonline/
🚨 HÉCTOR HERRERA 🇲🇽 A ÉTÉ ARRÊTÉ AUX ÉTATS-UNIS 🇺🇸 !!! 😳
L’ancien milieu de l’Atlético de Madrid et du FC Porto, aujourd’hui à Houston en MLS, a été interpellé au Texas, soupçonné de conduite sous l’emprise de l’alcool. 🚗🥃
Le joueur de 36 ans a depuis été remis en liberté.… pic.twitter.com/kPiLF4uS77
— Actu Foot (@ActuFoot_) November 23, 2026

