Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 nëntor, derisa personi ka dalë nga shtëpia tash e gjashtë ditë, përkatësisht më 17 nëntor të këtij viti.
"Prizren 17.11.2026-09:30. Me 22.11.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.", thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Burimi: klankosova.tv ↗

