Author: korrektpress

Çdo marrëdhënie kalon nëpër ulje-ngritje, por ka shenja të qarta që tregojnë se po shfaqen probleme më serioze dhe se marrëdhënia kërkon vëmendje.Njohja e këtyre sinjaleve mund të jetë çelësi për të ruajtur marrëdhënien tuaj dhe qetësinë tuaj mendore. Injorimi i problemeve shpesh e thellon hendekun midis partnerëve.Nëse bisedat janë sipërfaqësore ose debatet vazhdojnë të përsëriten pa zgjidhje, kjo është një shenjë paralajmëruese. Partnerët shmangin temat e vështira dhe komunikimi shpesh reduktohet në kritika, sarkazëm ose mbrojtje. Mungesa e dialogut të sinqertë dhe konstruktiv krijon një ndjenjë frustrimi dhe distance.Ndjenja e vetmisë ndërsa jeni bashkë është një shenjë se diçka…

Read More

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.Sipas të dhënave të para epiqendra e tërmetit ka qenë në Prizren, ndërsa më shumë është ndjerë në Tetovë dhe rrethinë.Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit. /Telegrafi/

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit.Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë raportuar se lëkundjet janë ndier dukshëm në disa qytete.Institucionet përkatëse kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë theksuar se situata po monitorohet, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë në raste tërmetesh. /Telegrafi/

Read More

Interi ka marrë lajme shumë pozitive në prag të Derby d’Italia kundër Juventusit, pasi Nicolò Barella dhe Hakan Çalhanoglu janë rikthyer në stërvitje.Ndeshja zhvillohet të shtunën në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45, dhe përveç rivalitetit të madh historik, ka rëndësi të veçantë edhe për garën për pozitat e para në Serie A.Dy yjet e mesfushës rikthehen në dispozicionNerazzurrët po kalojnë një formë shumë të mirë dhe kryesojnë tabelën e Serie A, pavarësisht se për një periudhë kanë munguar disa nga mesfushorët titullarë.Denzel Dumfries mbetet ende jashtë për shkak të ndërhyrjes kirurgjike në kyçin e këmbës, por rikthimi i…

Read More

Në rrjetet sociale po qarkullon një pretendim se dokumentet e fundit për Jeffrey Epstein sugjerojnë se ai nuk ka vdekur, por është ende gjallë.Sipas kësaj teorie, autoritetet amerikane kishin “dije paraprake” për vdekjen e tij, duke krijuar përshtypjen se gjithçka ishte e sajuar..BBC ka kryer verifikimin e dokumenteve dhe ka konfirmuar se këto pretendime janë të pavërteta. Data e përmendur si “provë” në dokumentin e brendshëm të Departamentit të Drejtësisë – 9 gusht 2019, një ditë para se Epstein të gjendej i vdekur – nuk është një dokument zyrtar dhe nuk provon asgjë.Të gjitha raportet zyrtare, përfshirë obduksionin dhe dokumentet…

Read More

Rrjeti i OSHC-ve të Arsimit Parauniversitar (ROSCAP) ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një shkollë në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka përdorur dhunë fizike ndaj një nxënësi, ndërsa disa nxënës kanë sulmuar mësimdhënësin.ROSCAP ka dënuar çdo formë dhune në shkolla, duke e cilësuar rastin si tregues të nevojës urgjente për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit.“Ky incident është një tregues i qartë për nevojën urgjente për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe mbështetës në shkolla, ku nxënësit dhe mësimdhënësit mund të punojnë dhe të mësojnë pa frikë nga…

Read More

Gjatë një bisede të hapur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka ndarë vëzhgimet e tij mbi marrëdhëniet mes banorëve dhe çiftet që ai mendon se po krijohen. Ai foli për mënyrën se si u prit nga disa prej banorëve, si dhe për ndjenjat që ka vërejtur mes tyre.“Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: ‘Kush je ti, legen?’”, rrëfeu Luizi. BBVA/YouTube“I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës. Personi i parë që mu afrua ishte Ina, iu afrova direkt Mirit: ‘Selin çfarë është?’, i thashë”.Ai komentoi…

Read More

Barcelona kanë vendosur prioritetet e tyre për afatin kalimtar të verës, ku sulmuesi numër 9 është objektivi kryesor. Ideja është të sjellin një lojtar të klasit të lartë në këtë pozicion, gjë që do të ketë pasoja për opsionet aktuale të klubit në këtë repart.Shumëkush ka supozuar se Robert Lewandowski do të largohet nga klubi në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata, megjithatë ka pasur sugjerime se ai mund të rikthehet si një alternativë rotacioni dhe jo si konkurrencë për vendin e titullarit.Megjithatë, Sport raporton se Barcelona po debaton brenda klubit nëse në fakt duhet të jetë Ferran Torres…

Read More

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka bërë publike pasojat e protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga opozita, e cila çoi në përplasje fizike dhe përdorim të lëndëve djegëse.Sipas deklaratës zyrtare, 16 punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë tubimit që nisi para Kryeministrisë dhe u zhvendos më pas drejt godinës së Kuvendit. Policët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie nga bombat molotov dhe dëmtime fizike nga goditjet me sende të forta. Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë Blutë e kryeqytetit sqarojnë se gjatë gjithë…

Read More

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit.Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë.Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie.Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës./TCH/ – YouTube www.youtube.com

Read More