Një incident me armë zjarri është regjistruar gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes sot.
Sipas Policisë së Kosovës, një 30-vjeçar me inicialet A.I. dyshohet se ka shtënë disa herë në ajër me pistoletë gjatë festës familjare, transmeton lajmi.net.
Edhe pse i dyshuari kishte leje të vlefshme për mbajtjen e armës, policia ka ndërhyrë duke e konfiskuar atë.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar pistoleta, karikatori, 30 fishekë dhe tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë rast.
Për rastin është vënë në dijeni edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit, 30-vjeçari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

