KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit: Shkatërruam sistemin kundërajror për 15 minuta, ndoshta edhe për pesë

Trump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit: Shkatërruam sistemin kundërajror për 15 minuta, ndoshta edhe për pesë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme ajrore të kufizuara ndaj një sistemi të mbrojtjes kundërajrore të Iranit në ishullin Keshm, në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur para gazetarëve në Florida, Trump e cilësoi operacionin si një sulm të vogël, duke deklaruar se forcat amerikane arritën ta shkatërronin sistemin iranian brenda pak minutash, transmeton lajmi.net.

“E shkatërruan për 15 minuta, ndoshta për pesë”, deklaroi Trump, pa dhënë informacione të hollësishme për lokacionin e saktë apo objektivin e goditur.

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pas raportimeve për shpërthime në ishullin Keshm. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim raportoi se, sipas informacioneve fillestare, dy raketa kishin goditur ishullin. Ndërkohë, agjencia shtetërore IRNA, duke iu referuar dëshmitarëve lokalë, bëri të ditur se dy predha kishin rënë në zonën e Suzës, pasi mbi atë territor ishte dëgjuar një aeroplan.

Nga ana tjetër, mediat iraniane pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin arritur të kapnin dhe rrëzonin një dron amerikan mbi ishull. Ky pretendim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Pavarësisht zhvillimeve ushtarake, Trump deklaroi se komunikimet mes Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë, duke pretenduar se pala iraniane është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”, u shpreh ai.

Ishulli Keshm ka rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozitës së tij pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në këtë ishull gjenden objekte ushtarake, përfshirë një kompleks nëntokësor për raketa dhe një bazë detare, si dhe një impiant të rëndësishëm për shkripëzimin e ujit.

Ndërkohë, përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë nisur në fund të shkurtit, ndërsa administrata amerikane ka deklaruar vazhdimisht se një prej synimeve kryesore të operacioneve ushtarake është pengimi i Iranit për të siguruar armë bërthamore./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.