Author: korrektpress

Të rishqyrtohet financimi i fushatave zgjedhore me mjete që grumbullohen në llogarinë e rregullt të partisë politike, afati përfundimtar pas të cilit nuk lejohet më pagesa e donacioneve në një llogari zgjedhore dhe të rregullohet situata kur një kandidat i pavarur për president ose për kryetar komune mbështetet nga një parti politike e konsoliduar, janë tre dobësitë sistemike për të cilat Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) po punon prej një periudhe më të gjatë, theksoi sekretari i përgjithshëm i ESHR-së, Aleksandar Poposki, në ngjarjen e sotme, “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”.Sipas legjislacionit,…

Read More

Barcelona ka marrë vendimin për të tentuar transferimin përfundimtar të Marcus Rashford, por marrëveshja varet nga një kusht i panegociueshëm. Manchester United nuk ka ndërmend të ulë asnjë euro nga çmimi i vendosur prej 30 milionë eurosh, i cili është përfshirë si opsion blerjeje në marrëveshjen e huazimit të verës së kaluar. Në “Old Trafford” kjo shumë konsiderohet e arsyeshme për tregun aktual, ndërsa katalanasit kishin shpresuar për një zbritje. Rashford, 28 vjeç, ka gjetur te Barcelona një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij. Edhe pse përshtatja në La Liga nuk ishte e menjëhershme për shkak të ndryshimeve…

Read More

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë sot para nisjes së seancës konstituive se ka mundësi që sonte të mbahen dy seanca.Ajo theksoi se sot është shumë e rëndësishme që sot të votohet për kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të mund të procedohet me qeverinë. “Kemi ardhur në ditët dhe javët e fundit kur shumë procese në Republikën tonë mund të rrezikohen, përfshirë miratimin e buxhetit, miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat disa prej tyre, një në fakt ka afat deri në fund të kësaj jave. Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin…

Read More

Furrat me kalimin e kohës grumbullojnë shtresa yndyre dhe mbetje ushqimi, duke krijuar njolla të forta kafe që janë të vështira për t’u pastruar me metoda të zakonshme. Këto njolla janë të vështira për t’u hequr sepse yndyra e djegur forcohet nga nxehtësia e lartë, duke e bërë pastrimin me produkte të zakonshme pothuajse të pamundur.Megjithatë, është e rëndësishme që këto njolla të hiqen, pasi kur furra nxehet ato lëshojnë erë të pakëndshme që mund të ndikojë në shijen e ushqimit.Ekspertët e pastrimit nga “Paul’s Cleaning” kanë treguar një metodë shumë efektive për pastrimin e furrës duke përdorur vetëm një…

Read More

Arsenali ka shfaqur interes konkret për Christian Pulisic, duke përfituar nga pasiguria në rritje rreth situatës kontraktuale të sulmuesit amerikan te Milani.Sipas raportimeve të fundit, lojtari po kalon një periudhë zhgënjimi të thellë për shkak të mungesës së progresit domethënës në rinovimin e kontratës aktuale. Edhe pse Pulisic ndihet komod me jetën në qytetin italian, marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit është ftohur ndjeshëm.Mungesa e një propozimi zyrtar pas muajsh pritjeje ka krijuar një situatë të brishtë, të cilën gjigantët anglezë nuk kanë ndërmend ta neglizhojnë në asnjë rrethanë. Skuadra e Mikel Artetës kryeson garën për firmën e tij,…

Read More

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se aleanca është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht edhe në Kosovë.Dhe kur bëhet fjalë për Kosovën ai ka përmendur faktin se NATO është në pritje të llogaridhënies nga Beogradi zyrtar për ngjarjet Banjskë, në vitin 2023.Këtë gjë, shefi i NATO-s e ka thënë në një konferencë për media në selinë e NATO-s, para takimit të ministrave të Mbrojtes që do të mbahet më 12 shkurt në Bruksel. “Unë vetë, por edhe si aleancë, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ne ende po presim llogaridhënien e tij…

Read More

“Me shënimin e Ditës së internetit më të sigurt përmes aktiviteteve interaktive në Shkollën fillore “Kire Gavrilloski-Jane” në Prilep po e përfundojmë projektin e madh për themelimin e një Qendre për internet më të sigurt në Maqedoninë e Veriut, të mbështetur nga Evropa digjitale dhe Bashkimi Evropian”, tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në Prilep në shënimin e Ditës së internetit më të sigurt.Ai informoi se nxënësit sot do të argëtohen, do të mësojnë, do të diskutojnë dhe do të prezantojnë në mënyrë interaktive se çfarë do të thotë të jesh më i sigurt në internet, si të…

Read More

Ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve mbetet një nga sfidat më të zakonshme për prindërit,sidomos në moshat 2 deri në 8 vjeç, kur refuzimi i frutave është i shpeshtë. Edhe pse frutat janë pjesë thelbësore e një diete të balancuar, mënyra se si ato ofrohen shpesh përcakton nëse dotë pranohen apo refuzohen nga fëmijët.Nga ky realitet i përditshëm vjen YoomiBites, një produkt i ri i konceptuar për t’i ndihmuarprindërit të prezantojnë frutat tek fëmijët në një mënyrë më të natyrshme, më të butë dhe papresion. Me filozofinë Healthy Little Bites, YoomiBites sjell kafshata të vogla me bazë frutash,si snack e dizajnuar…

Read More

Antonio Rudiger mund të shndërrohet në një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të ardhshëm veror, pasi interesi i Tottenham Hotspur po merr formë konkrete. Mbrojtësi gjerman ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026, por situata e tij e vendos në një moment kyç për të ardhmen. Në Londër po analizohen skenarët e mundshëm, sidomos nëse Cristian Romero largohet gjatë verës. Real Madridi e vlerëson Rudigerin si një element me peshë në prapavijë, falë eksperiencës, lidershipit dhe karakterit konkurrues që ka shfaqur në sezonet e fundit.Megjithatë, planifikimi afatmesëm i klubit përfshin edhe analizën e…

Read More

Kompleksi Linda në Bresje të Fushë Kosovës po vazhdon zhvillimin sipas planit të paraparë, me vendosjen zyrtare të gurthemelit për Objektin H2, faza më e re e këtij projekti.Projekti zhvillohet nga AL Trade Center dhe tashmë është vendosur si një nga investimet më të strukturuara në zonë, falë lokacionit strategjik me qasje të shpejtë në autostradën kombëtare dhe magjistralen Prishtinë – Pejë.Objekti H2 do të ndërtohet sipas standardeve që karakterizojnë kompleksin Linda – me termoizolim të avancuar, izolim akustik, sistem të ngrohjes qendrore, ashensorë modernë dhe sisteme të sigurisë kundër zjarrit.Kompleksi ofron gjithashtu hapësira të gjelbëruara dhe zona të dedikuara…

Read More