KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga “ideologjitë e së djathtës ekstreme”

Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga “ideologjitë e së djathtës ekstreme”

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński bëri të ditur se autori i dyshuar i sulmit është "qëlluar dhe neutralizuar" nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ai tregoi se i dyshuari po i nënshtrohet një operacioni të dytë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kierwiński tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ka pasur më shumë se një sulmues.

Ministri i Brendshëm shtoi se duket se sulmuesi kishte "pikëpamje shumë radikale" dhe se në makinën që ai drejtonte "janë gjetur shumë armë", ndërsa kontrollet vazhdojnë ende.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një shtetas polak 25-vjeçar dhe se po kryhen kontrolle në banesën e tij.

Kierwiński thotë se gjithçka tregon se ai është frymëzuar nga "ideologji të së djathtës ekstreme".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.