Author: korrektpress

Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e X-të, aty ku Albulena Haxhiu u zgjodh Kryeparlamentare.Po ashtu, u bë edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, duke kompletuar kështu formimin e legjislaturës së re.Pasi që u realizuan të gjitha votimet, Haxhiu kërkoi nga të gjitha partitë që të formohen grupet parlamentare, në mënyrë që të jetë e mundur që të votohet buxheti për vitin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare. LIVE: Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare Nga Haxhiu u bë e ditur se sonte do të votohet edhe Qeveria e Kosovës, që është nevojë urgjente, pasi vendi ka kaluar më shumë…

Read More

Avokati i Popullit ka hapur lëndë me vetiniciativë për pengesën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.Zëvendësavokatja e Popullit Sonja Trifunovska, deklaroi për Alsat se ata kanë kërkuar informata nga Ministria e Drejtësisë dhe Inspektorati i Gjuhëve lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa deri javën e ardhshme institucionet në fjalë duhet të deklarohen.“Nga Ministria e Drejtësisë si kompetente për zbatimin e provimit të jurisprudencës, kërkuam informatë se çfarë konkretisht sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë për zbatimin e obligimeve të theksuara në dispozitat e ligjit të përmendur. Përveç kësaj, nga Ministria gjithashtu kërkuam sqarim lidhur…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur.Osmani në një postim në Facebook rithekson nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës euroatlantike.Lexoni të plotë postimin e presidentes:Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për…

Read More

David Alaba ka hapur një front të ri brenda dhomës së zhveshjes te Real Madridi në një moment vendimtar të sezonit.Qendërmbrojtësi austriak nuk e pranon rolin dytësor që i është dhënë dhe ka kërkuar sqarime të drejtpërdrejta nga trajneri.Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, po punon kundër kohës për të ruajtur stabilitetin e brendshëm. Pasi ka zgjidhur burime të tjera pakënaqësish, ai duhet tani të menaxhojë edhe pakënaqësinë e një prej lojtarëve më me përvojë të grupit.Sipas raportimit të Sport, David Alaba beson se meriton më shumë protagonizëm. Mbrojtësi mendon se karriera e tij duhet të reflektohet në më shumë…

Read More

Temperaturat në Evropën Veriore kanë qenë aq të ulëta sa qytetarët e Estonisë tani mund të kalojnë me makinë një shtrirje prej 20 kilometrash të detit të ngrirë, që lidh dy ishujt kryesorë të vendit.E ashtuquajtura “rruga e akullt” që lidh ishujt Saaremaa dhe Hiiumaa, të vendosura në Estoninë perëndimore midis Detit Baltik dhe Gjirit të Rigës, u hap zyrtarisht të dielën me një radhë makinash që prisnin ta përdornin atë pasdite, transmeton Telegrafi.Autoritetet vendosën të hapnin rrugën e akullt pasi vendasit kishin filluar spontanisht të kalonin detin e ngrirë, duke e ekspozuar veten ndaj rreziqeve serioze. Tragetet kishin luftuar…

Read More

Toyota po përmirëson arsenalin e saj të SUV-ve me një version krejtësisht të ri të njërit prej modeleve më të njohura me tre rreshta ulësesh.Toyota Highlander i vitit 2027 zëvendëson modelin aktual të gjeneratës së katërt, i cili ka qenë në shitje në SHBA që nga viti 2019 dhe, sinqerisht, po vononte pak, transmeton Telegrafi. Ky Highlander i ri krenohet me një dizajn të freskët, një interier të rinovuar plotësisht dhe shumë teknologji të re. Por ndoshta më e rëndësishmja është ajo që fshihet nën kapakun e Highalnder të ri – ose, çfarë nuk fshihet. Për herë të parë, Toyota…

Read More

Janë emëruar pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, si një pako – pas marrëveshjeve të arritura mes subjekteve politike.Kjo marrëveshje u bë e mundur më 10 shkurt, ku Kryeparlamentari Dimal Basha, kishte ftuar të gjitha partitë që të zgjedhin emrat për nënkryetarë.Andaj, Hekuran Murati nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën.Blerta Deliu-Kodra nga PDK propozoi emrin e Vlora Çitakut, ndërsa Besian Mustafa nga LDK propozoi Kujtim Shalën.Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq propozoi emrin e tij për rolin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë propozuan emrin e Emilia Rexhepit.Pas këtyre emrave të propozuara, me 104 vota…

Read More

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në deklaratën e parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë .Haxhiu tha se është e vetëdijshme për peshën kushtetuese që kjo pozitë mbartë. “Faleminderit për besimin e dhënë. Sot e marr këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbartë dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu. Dhe këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, tha ajo. E…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar rikthimin e saj të madh në skenën muzikore me një projekt ambicioz – publikimin e albumit të saj më të ri vizual, që mban titullin “Blonde Dirty”.Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, artistja ka ndarë me ndjekësit skena të ndryshme që do të shoqërojnë klipet e këtij albumi, duke ofruar një pamje të parë të atmosferës, estetikës dhe konceptit artistik që do ta karakterizojë këtë projekt. Në video shfaqen fragmente dinamike, imazhe të stilizuara dhe elemente kinematografike që lënë të kuptohet se “Blonde Dirty” do të jetë një…

Read More

Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.Si partia më e madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosjes i takoi emërimi i kryetares së Kuvendit, ndërsa Haxhiu ishte emri i zgjedhur nga partia fituese.Me 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime, Haxhiu u zgjodh Kryeparlamentare.Emri i saj ishte propozuar edhe në legjislaturën e nëntë, por që me dhjetëra herë kishte dështuar të zgjidhet.Kjo nuk ishte bërë e mundur, pasi LVV kishte vetëm 42% të votave, ndërsa tani në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme ka marrë 57 deputetë.Me votat edhe të një pjese të pakicave, Haxhiu ia doli të zgjidhet Kryetare e Kuvendit.…

Read More