- Po kërkohej përmes INTERPOL-it, i dyshuari ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë
- Trump thotë se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë “në një orar të ngjashëm”
- Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal: Gyokeres dhe Alvarez më të mirët
- VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave
- Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP 3 kryeministrit Edi Rama
- “Masa ndëshkuese me rreze të gjatë veprimi”: Zelensky paralajmëron operacione të reja kundër Rusisë
- Gjobitet kreu i rinisë së partisë “E Majta”, shpalosi flamurin palestinez në ndeshje sportive
- Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt
Author: korrektpress
Ekranet me prekje janë ende një temë e nxehtë. Menjëherë pas shfaqjes së iPhone, prodhuesit e veturave iu përkushtuan tërësisht teknologjisë së ekranit, duke shtuar ekrane masive dhe gjithëpërfshirëse në qendër të automjeteve të tyre. E gjitha kjo në një përpjekje për të tërhequr brezin e ardhshëm të blerësve.Ja ku qëndron problemi: klientët reaguan shpejt ndaj mbingarkesës së ekranit me prekje, duke kërkuar që prodhuesit të rikthejnë edhe kontrollet më themelore me prekje në automjetet e tyre. Deri më tani, marka si Audi, Hyundai dhe Volkswagen – disa pasi u kritikuan publikisht – tashmë janë pajtuar, ndërsa edhe kompani të…
Një qen që kaloi 10 vjet duke jetuar në varrezat e São Paulo-s ku u varros pronari i tij, ka frymëzuar një ligj të ri që lejon varrimin e kafshëve shtëpiake me familjet e tyre në shtetin brazilian.Me nofkën Bob Coveiro – që do të thotë “varrmihës” në portugalisht – qeni besnik u solli ngushëllim të afërmve dhe u bë një pjesë e përhershme e varrezave deri në vdekjen e tij në vitin 2021, kur u varros së bashku me kujdestarin e tij.Ligji i emëruar sipas qenit hyri në fuqi të martën dhe njeh “lidhjen emocionale” midis kafshëve shtëpiake dhe…
Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është akuzuar për dy përdhunime të tjera (ai është akuzuar për pesë gjithsej).Partey tashmë po përballet me gjyqin në nëntor, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat për përdhunimin e dy grave dhe sulmin seksual ndaj një të trete. Akuzat e reja lidhen me një rast të veçantë nga viti 2020, raporton Daily Mail.Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës njoftoi këtë mëngjes se akuzat shtesë lidhen me një padi të veçantë penale nga viti 2020 dhe një hetim të ri nga Policia Metropolitane. Ata shtuan se akuzat e reja u raportuan për herë të parë në…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin e parë, Bakir Burri dhe sekretarin e FFK-së, Markus Weidner, morën pjesë në Kongresin e 50-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Bruksel.Gjatë këtij eventi të rëndësishëm përfaqësuesit e federatave anëtare të familjes së futbollit evropian diskutuan çështje kyçe që lidhen me zhvillimin dhe menaxhimin e sportit më të popullarizuar në kontinent. Në kuadër të punimeve të Kongresit, u miratuan një sërë vendimesh strategjike dhe administrative, duke përfshirë ndryshimet në statutin e UEFA-s, shqyrtimin dhe miratimin e raportit financiar, si dhe buxhetin për vitin 2026.Gjithashtu, në…
Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së.Kështu thuhet përmes një njoftimi për media nga kjo platformë, ku ndër të tjera thuhet se: “Jemi mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga Republika e Shqipërisë përmes kësaj deklarate për t’u angazhuar në marrjen e hapave të nevojshëm diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”. Deputetët e Shqipërisë bashkojnë votat në mbrojtje të liderëve të UÇK-së…
Manchester United ka vendosur të forcojë repartin defensiv në prag të afatit kalimtar së verës dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen është Pierre Kalulu. Mbrojtësi francez po zhvillon një sezon shumë të mirë me Juventusin dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re në Ligën Premier. Sipas mediave italiane, përfaqësues të klubit anglez do ta ndjekin nga afër në sfidën ndaj Interit.Që prej transferimit nga Milani verën e kaluar, Kalulu ka bërë një hap të madh përpara në karrierë. Ai është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Juventusi, duke mos humbur asnjë minutë nën drejtimin…
Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, thekson se që mezi pret që Lëvizja Besa të marrë ndonjë vendim eventual për ta përjashtuar që pastaj ky i fundit të veprojë.“Kam heshtur sepse jam i matur, por nuk duroj dot të mbaj samarin e të tjerëve. Unë kam dëshmuar veten me punë dhe projekte konkrete prandaj edhe nuk mund të mbulojë dështimet e askujt. Në radhë të parë për interesi i përgjithshëm, qëndroj në anën e profesionistëve që janë shtypur e shkelur vetëm se nuk kanë pasur mbështetjen e duhur”. tha Fatmir Limani për “Shenja”.Kujtojmë që, mbrëmë Bilall Kasami…
Delegacioni i Unionit të Turizmit të Kosovës, në kuadër të pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Shqipëri, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.Gjatë takimit u diskutua për thellimin e partneritetit në fushën e turizmit, si dhe për sfidat dhe barrierat ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në nevojën për koordinim më të mirë institucional ndërmjet dy vendeve. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe lehtësimin e…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur formimin e insitucioneve në vend.Në një postim në Facebook, ambasada e ka cilësuar formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit, si një hap të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike të vendit.”Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me Qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në njoftim.Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën, ka votuar për formimin e Qeverisë “Kurti…
Vushtrria është bërë skuadra e vetme nga Liga e Parë që ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.Të besuarit e trajnerit Armend Dallku kanë marrë fitore ndaj Vëllaznimit 2-0 për të kaluar tutje.Ishte minuta e 33-të, kur Erion Krasniqi realizoi një gol të bukur për 1-0.Fitorja për bardhekaltërtit u sigurua 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur Lis Demiri shënoi për 2-0.Deri në fund nuk pati më gola dhe Vushtrria kaloi tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari