Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Koci ka vënë në pikëpyetje këtë shifër, duke kërkuar që mjekët e kthyer të identifikohen përmes komenteve në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se kthimi i secilit mjek është lajm i mirë për vendin dhe ka shprehur interesim të dëgjojë përvojat dhe arsyet që i kanë shtyrë të kthehen.
Burimi: gazetablic.com ↗

