Author: korrektpress

Minimalizëm në grim, lëkurë e freskët dhe flokë me frymë romantike – ja sekretet e stilit të saj Gjatë turneut botëror të filmit Wuthering Heights, aktorja Margot Robbie tërhoqi vëmendjen jo vetëm me veshjet elegante, por edhe me një qasje të rafinuar ndaj bukurisë. Ndërsa kombinimet e saj përfshinin krijime të shtëpive të modës si Maison Margiela, ajo zgjodhi që grimi të ishte i përmbajtur, i freskët dhe natyral.Grimerja e saj, Pati Dubroff, zbuloi se sekreti i këtij pamje qëndron në përdorimin minimal të fondatinës dhe theksimin e skuqjes së faqeve për një efekt romantik dhe të shëndetshëm. Baza perfekte:…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë për RTK se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës.Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera.Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.“Kur po…

Read More

E hëna ishte ndoshta dita më e vështirë për Sir Keir Starmer si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar – por, në mënyrë të pazakontë, mund të quhet edhe një nga ditët e tij më të mira personalisht.Nuk ka dyshim për “rrezikun” në të cilin ndodhej dhe për faktin që deputetët e Laburistëve “shikonin kah gropa” duke menduar të largonin kryeministrin.Këto ishin fjalët e Ed Miliband, sekretarit të Energjisë, në BBC Breakfast këtë mëngjes.Pyetja se a donin deputetët e Laburistëve të qëndronin pranë Sir Keir tashmë ka marrë përgjigje.Megjithatë, ka ende shumë pyetje të tjera që mbeten pa përgjigje.A është i…

Read More

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Labi u surprizua nga Stresi, moment që e emocionoi dhe e bëri të shpërthente në lot, duke e përqafuar ngrohtësisht.Stresi mundohet t’i japë disa këshilla Labit, të cilat tingëllonin edhe si qortime, pasi banori kohët e fundit nuk kishte zhvilluar lojë të denjë.Ai i tha: “Si janë banorët, i ke mërzitur pak? Une kam ardhur të flas me Labin, që ne njohim jashtë; ne të përkrahin gjithë shoqëria. Ke njëzet vite karrierë, ke zërin e mrekullueshëm. Jeta reale nuk është Big Brother, do të dalësh. Ta dish që të kemi ndjekur shumë, të…

Read More

Aktivisti dhe përfaqësuesi i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës në Hagë.Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari thekson se në cilësinë e një qytetari amerikan dhe përfaqësuesi të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka shprehur shqetësimin për funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke kërkuar angazhim më të madh nga SHBA-të për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Zyrtarët e lartë amerikanë për gjykimin në Hagë: Procesi i stërzgjatur…

Read More

Paris Saint-Germain po përgatitet për një lëvizje të madhe verën e ardhshme, duke e vendosur në krye të listës së dëshirave mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.Braziliani po kalon një sezon mbresëlënës me “Magpies”, duke regjistruar nëntë gola dhe shtatë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, por PSG duket e vendosur të bëjë hapin konkret për ta transferuar.Për kampionët francezë, 28-vjeçari konsiderohet profili ideal për të forcuar mesfushën me cilësi, eksperiencë dhe personalitet, duke rritur konkurrencën e brendshme dhe nivelin e përgjithshëm të skuadrës. Megjithatë, Newcastle nuk ka…

Read More

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë kanë vazhduar me fjalët përfundimtare. Avokati Geoffrey Roberts ka thënë se Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lejohet të kthehet te familja e tij në Kosovë. Edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka thënë se ai duhet të shpallet i pafajshëm. Të hënën, Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.Lirimin nga të gjitha akuzat të Rexhep Selimit e ka kërkuar përsëri të premten mbrojtja e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Në fjalën përfundimtare, avokati i Selimit Geoffrey…

Read More

Eksperti i sigurisë Drizan Shala komentoi takimin e radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, i cili u zhvillua në Mynih. Sipas Shalës, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt formësimit gradual dhe nga kjo marrëveshjeje trilaterale parashikohet dhe krijimi i një batalioni të përbashkët ushtarak dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.Shala tha se kjo nismë synon të krijojë një aleancë rajonale të sigurisë në stilin e NATO-s, ku komponentët përfshijnë një qendër të përbashkët për shkëmbimin e informacionit inteligjent dhe zhvillimin e industrisë së përbashkët ushtarake. Ai në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania shtoi…

Read More

Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Kosova, u lexua Zarfi i Zi që kishte arritur në shtëpi dhe ishte adresuar për Labinotin Rexhën.Në zarf shkruhej:Labinot Rexha, gjatë kësaj kohe ke shkelur rëndë dhe në mënyrë të përsëritur rregullat themelore të këtij formati.Ke kaluar çdo kufi. Ke nxitur përçarje me deklaratat lidhur me çështjet fetare duke krijuar ndasi dhe tension të rrezikshëm mes banorëve. Ke përdorur informacione nga jashtë, duke i tradhtuar rregullat bazë të këtij formati dhe duke tentuar të deformosh barazinë e garës.Ke ofenduar, ke degraduar dhe ke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Elijonës dhe Benitës, sjellja…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Zhabar të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së së martës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, deklaroi se incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.“Sipas hetimeve fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, deklaroi Zahiti.Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/

Read More