Justin Timberlake ka zbuluar pas më shumë se dy dekadash nëse hiti i tij i vitit 2006, “What Goes Around… Comes Around”, i ishte dedikuar në të vërtetë ish-të dashurës së tij Britney Spears.
Për vite me radhë, kënga u spekulua si vazhdim i hitit të tij “Cry Me a River”, me fansat që besonin se teksti që flet për tradhti, zemërthyerje dhe hakmarrje ishte një referencë për ndarjen e tyre në vitin 2002, raporton LADbible, transmeton Indeksonline.
Timberlake dhe Spears u lidhën për rreth tre vjet. Ata u takuan si fëmijë në shfaqjen “The Mickey Mouse Club” dhe më vonë u ribashkuan si yje të mëdhenj të muzikës pop. Ata u ndanë në vitin 2002, rreth kohës kur u publikua kënga “Cry Me a River”.
Në kujtimet e saj të vitit 2023, Britney përshkroi se si ndasia e preku atë dhe si u prek nga mënyra se si lidhja e tyre u portretizua në publik. “Isha si në koma në Luiziana, ndërsa ai vraponte me gëzim nëpër Hollywood”, shkroi ajo.
Megjithatë, tani, njëzet vjet pas publikimit të “What Goes Around… Comes Around”, Timberlake ka konfirmuar për herë të parë se nuk bazohej në marrëdhënien e tij me Britneyn.
Duke u shfaqur në serinë “Re-Rank” të Complex, ai shpjegoi se në fakt ishte frymëzuar nga ndarja e një shoku, të cilit i kishte kërkuar më parë leje për ta kthyer përvojën e tij në një këngë.
Timberlake zbuloi gjithashtu se e shkroi këngën në vetëm rreth njëzet minuta. “Ndoshta është koha për të sqaruar një thashethem që ka qarkulluar prej vitesh. Nuk është historia ime personale”, tha ai./Indeksonline/

