Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në Istog.Në raportin policor bëhet e ditur se personi është gjetur brenda në banesë pasi nuk po i përgjigjej thirrjeve telefonike dhe është dërguar për tretman mjekësor. “Rr. Fadil Ferati, Istog 12-13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima i moshuar mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesë, nuk iu kishte përgjigje thirrjeve telefonike të familjarëve të tij, andaj njësiti policor së bashku me dëshmitarin i afërm i viktimës, në konsultim me prokurorin me forcë kanë hapë derën e banesës. Brenda…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 3 persona nga Gostivari janë privuar nga liria.Siç bëjnë të ditur nga MPB, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga GostivariNjoftimi i plotë nga MPB.Më 13.02.2026, në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tyre, te A.R. janë gjetur tetë paketime me substancë të bardhë pluhur, ndërsa te Z.A. një paketim me substancë…

Read More

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në kuadër të Rajonit të Ferizajt, gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të rajonit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar pesë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.Dënime kanë të bëjnë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, tejkalim në vijë të plotë, etj. Raporti i plotë i Policisë: I.G. (33 vjeç), me veturën BMW, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar në fshatin Davidovc – Shtime, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte kundërvajtja e tretë e tij. Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative…

Read More

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, përmes përfaqësuesve të saj Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, mbajti sot konferencën e fundit për media para marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Në fjalën e saj, Eliza Hoxha theksoi se pas dy ditësh, sheshi i kryeqytetit “nuk do të jetë thjesht një hapësirë publike, por zemra e Kosovës që rreh njëzëri”, duke e cilësuar marshin si dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe respektit ndaj historisë së vendit.Ajo bëri të ditur se mobilizimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pas një takimi të zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, ku diskutoi për rreth dy orë e gjysmë me përfaqësues të familjeve të qytetit lidhur me projektet urbanistike dhe çështjet e pronave.Rama e cilësoi bisedën konstruktive, ndërsa theksoi se projekti do të vijojë, pavarësisht kundërshtimeve, duke paralajmëruar se do të ketë prishje, por edhe verifikime për objektet që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore, raporton euronews.al.“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë konstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që…

Read More

Superylli portugez Cristiano Ronaldo është rikthyer në skuadrën e Al-Nassr dhe mund të paraqitet në ndeshjen e së shtunës kundër Al-Fateh.Legjenda portugeze kishte munguar në tre ndeshjet e fundit të klubit, pas pakënaqësive me Fondin e Investimeve Publike (PIF) gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, tani duket se ai do t’i japë fund protestës së tij dhe do të rikthehet në fushën e lojës.Dalja e fundit e Ronaldos ishte më 30 janar, kur ai ishte ndër golashënuesit së bashku me Mohamed Simakan dhe Kingsley Coman në fitoren ndaj Al-Kholood. Që prej asaj ndeshjeje, ai mungoi në tri përballje radhazi, por…

Read More

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në një reagim publik thonë se punëtorët në Maqedoninë e Veriut krijojnë vlerë më shumë se dyfish më të madhe ekonomike se atë që e fitojnë si pagë, bazuar në të dhënat e Organizatës ndërkombëtare të punës (ILO).Sipas treguesit për bruto prodhimin e vendit për një orë të punuar, produktiviteti në Maqedoni është rreth 34 dollarë amerikanë për një orë, që është mbi mesataren botërore prej 23,27 dollarë. Llogaritur në nivel mujor, me mesatarisht 168 orë të punuara, një punëtor krijon 297.024 denarë vlerë ekonomike.Përkundër kësaj, neto paga minimale në shtet është 24.379, që…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:• 1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;• 2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;• 90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;•…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pranojmë narativën ruse” për pushtimin e Ukrainës nga Moska.“Nëse shohim qëllimet strategjike dhe ushtarake të Putinit, ato kanë dështuar plotësisht”, deklaroi ajo. Rubio duartrokitet pas fjalimit të fuqishëm në Mynih: Evropa është fati ynë i përbashkët, ne jemi fëmijët e Evropës “Ai donte të ‘rusifikonte’ Ukrainën, por Ukraina është bërë evropiane. Ai donte të ndalte NATO-n, por NATO është zgjeruar”, vijoi zyrtarja evropiane, shkruan skynews.Von der Leyen theksoi se lufta po afrohet drejt katër viteve, ndonëse Putini synonte të pushtonte Ukrainën “brenda disa…

Read More

Shumë përdorues që blejnë një televizor të ri 4K të shtrenjtë vërejnë diçka të çuditshme: filmat duken tepër të rrjedhshëm dhe jo natyralë, pothuajse si të ishin xhiruar me një kamerë shtëpiake ose si një telenovelë e lirë.Ky fenomen njihet në botën e teknologjisë si “Efekti i Telenovelës” (ang. Soap Opera Effect) dhe shkaku kryesor është një funksion i quajtur Motion Smoothing.Çfarë është Motion Smoothing dhe për çfarë shërben?Shumica e filmave dhe seri të famshme xhirohen me 24 kuadro për sekondë (fps), duke i dhënë një ndjesi të veçantë “filmi”. Ndërsa televizorët modernë kane frekuenca rifreskimi 60, 120 apo më…

Read More