KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re, i cili mund t’ia lehtësojë largimin nga klubi bavarez gjatë afatit kalimtar të verës.

Në shkurt të këtij viti, pas disa muajsh negociatash, drejtuesit e Bayern Munichut zyrtarizuan vazhdimin e kontratës me mbrojtësin francez. Upamecano, 28-vjeçar, nënshkroi marrëveshje të re që e mban të lidhur me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2030.

Megjithatë, sipas raportimeve, në kontratën e re mund të jetë përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej rreth 65 milionë eurosh, e cila do t’i mundësonte futbollistit të largohej nga Bayerni nëse ndonjë klub paguan këtë shumë.

Për këtë çështje është pyetur edhe drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, i cili nuk ka pranuar as ta konfirmojë dhe as ta mohojë ekzistencën e një klauzole të tillë, duke lënë të paqartë edhe nëse ajo do të jetë e vlefshme që nga vera e ardhshme.

“Unë nuk jam këtu për të shpjeguar përmbajtjen e kontratave. Një gjë është e qartë: kemi rinovuar me Upamecanon, jemi shumë të kënaqur që e kemi bërë këtë dhe, për të qenë të sinqertë, ai ndihet si në shtëpi këtu”, deklaroi Eberl, sipas Absolut Bayern.

Një klauzolë prej 65 milionë eurosh do të përbënte një mundësi mjaft të favorshme për klubet e interesuara, duke marrë parasysh nivelin dhe përvojën e mbrojtësit francez.

Për këtë arsye, është e pritshme që disa prej skuadrave më të mëdha evropiane ta monitorojnë nga afër situatën e tij.

Upamecano ka regjistruar deri më tani 48 paraqitje me Kombëtaren e Francës. Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Valenciennes, përpara se të kalonte te RB Salzburg dhe RB Leipzig, ndërsa në vitin 2021 iu bashkua Bayern Munichut.

Me fanellën e bavarezëve, qendërmbrojtësi ka zhvilluar gjithsej 207 ndeshje zyrtare, duke realizuar 10 gola dhe dhënë 13 asistime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.