Lajme të reja vijnë nga Spanja në lidhje me gjendjen fizike të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal.
Sipas gazetarit spanjoll Alfredo Martínez, 19-vjeçari ka përfunduar ndeshjen e fundit me disa shqetësime fizike, për çka i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Barcelonë.
Për momentin, Yamal nuk do t’i bashkohet menjëherë grumbullimit të Kombëtares së Spanjës dhe nuk do të udhëtojë drejt Çekisë, shkruan Indeks Online.
Megjithatë, lajmi pozitiv është se, sipas Martínez, sulmuesi pritet t’i bashkohet ekipit të premten, me synimin për të qenë në dispozicion për përballjen ndaj Anglisë.
Tashmë gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike dhe vlerësimi i stafit mjekësor të Spanjës.
Spanja shpreson ta ketë në dispozicion yllin e saj për duelin e rëndësishëm ndaj Anglisë!/IndeksOnline/

