KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Komuna e Podujevës ka pranuar rreth 200 pajisje elektronike nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), të cilat do të përdoren për nevojat e institucioneve arsimore të kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës, AAPSK-ja ka miratuar kërkesën e kryetarit Shpejtim Bulliqi për sigurimin e pajisjeve elektronike në funksion të shkollave të Podujevës.

Në ceremoninë e pranimit të pajisjeve, të mbajtur të martën, mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica.

Pajisjet e pranuara përfshijnë televizorë, laptopë, monitorë, shtëpiza kompjuterike, printerë, DVR, tastiera dhe mausë.

Komuna ka bërë të ditur se në ditët në vijim këto pajisje do të shpërndahen në institucionet arsimore, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre teknologjike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.