Author: korrektpress

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.IHK njofton se vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9–13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/

Read More

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se periudha politike e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka përfunduar.Buxhovi ishte i ftuar të mërkurën në emisionin “Pressing One” të T7, ku ka folur për zhvillimet politike dhe rolin e figurave të rëndësishme të politikës së Kosovës.Ai tha se deri në vitin 2020, Hashim Thaçi përfaqësonte një personalitet me rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit, duke vlerësuar se periudha e tij ende nuk është mbyllur.“Deri 2020 e kemi një personalitet tjetër, rolin e një personaliteti që është Hashim Thaçi, që periudha e tij nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Buxhovi.Duke…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.“Kryeministri e falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm në Kosovë, në veçanti për monitorimin e sistemit të drejtësisë, mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, si dhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje…

Read More

Harry Maguire ka deklaruar se në kampin e Manchester Unitedit ekziston besimi se skuadra mund të luftojë për titullin e Ligës Premier nën drejtimin e Michael Carrick këtë sezon.Mbrojtësi anglez po hyn në sezonin e tij të tetë në “Old Trafford”, periudhë gjatë së cilës ka përjetuar më shumë momente të vështira sesa suksese.33-vjeçari ka fituar vetëm dy trofe me Manchester Unitedin, Kupën EFL dhe FA Cup, ndërsa ka humbur edhe dy finale të Ligës së Evropës. Për më tepër, ai ka kaluar periudha të vështira sa i përket formës së tij.Pas rikthimit te klubi në janar, pas largimit të…

Read More

Brian Hickerson dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese aktores Hayden Panettiere pas arrestimit të tij në vitin 2020 për dhunë në familje. Sipas dokumenteve gjyqësore, Hickerson i kishte dërguar aktores një sërë mesazhesh gjatë procesit penal që pasoi një incident në Wyoming, ku ai dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht.Në disa prej mesazheve, ai përmendte “luftën” dhe kërcënonte se do të publikonte materiale komprometuese.Incidenti që çoi në nisjen e procesit gjyqësor ndodhi më 14 shkurt 2020, kur Hickerson dyshohet se sulmoi fizikisht Panettiere.Pavarësisht një urdhri gjykate që ia ndalonte kontaktin me aktoren, ai i dërgoi një mesazh ku shkruante:…

Read More

Në fshatin Kostërrc të Skenderajt është përuruar obelisku me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një ceremoni të mbajtur më 16 gusht 2026, në orën 19:00.Projekti u realizua nga Berat Dervishaj, Bujar Dervishi dhe Fitim Mehmeti, kryetar i fshatit, me kontributin e ish-komandantit të UÇK-së, Musa Dervishaj.Në realizimin e projektit kontribuoi edhe Petrit Spahiu, i cili dhuroi parcelën dhe ndihmoi në terren. Ndërkaq, në punimet fizike morën pjesë Florim Spahiu me familje, Nexhat Dervishi, Besnik Dervishi dhe Leonard Mehmeti.Obelisku u financua përmes kontributit të një pjese të qytetarëve vullnetmirë, ndërsa realizimi i tij u bë me angazhimin e…

Read More

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar pezullimin e të gjitha transaksioneve tregtare dhe financiare me Iranin, deri në një njoftim të dytë, në një tjetër zhvillim që tregon për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.Ministria e Jashtme e Emirateve deklaroi se vendimi është marrë për shkak të përshkallëzimeve rajonale, të cilat sipas saj po cenojnë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.“E gjithë tregtia, shkëmbimet tregtare dhe transaksionet financiare me Iranin janë ndalur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.Vendimi vjen pasi Emiratet deklaruan se dy raketa balistike, të cilat dyshohej se synonin lundrimin detar, ranë…

Read More

Marcus Rashford ka falënderuar publikisht Jamie Carragherin për mbështetjen e dhënë ndaj tij, pasi ish-mbrojtësi i Liverpoolit e mbrojti sulmuesin e Manchester United gjatë një diskutimi ku u përmend edhe nga Gary Neville.Rashford, i cili është rikthyer te Manchester United pas një periudhe të suksesshme huazimi te Barcelona, ka shpërndarë pamje nga diskutimi dhe ka shprehur hapur frustrimin e tij për vëmendjen e vazhdueshme mediatike që po rrethon të ardhmen e tij.“Faleminderit, Jamie. Do të ishte mirë të mund ta përqendroja vëmendjen time te futbolli dhe të luaja pa u përmendur emri im çdo ditë”, ka shkruar Rashford. Komentet e…

Read More

Platforma YouTube ka bllokuar kanalin e regjisorit serb Emir Kusturica “Jeta Ime”, të cilin ai e krijoi në bashkëpunim me Sputnik Serbia.Siç raporton Meduza, kanali publikonte përmbajtje të prodhuar në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën serbe të Sputnikut dhe përmbante gjithsej 243 video, përfshirë emisione, programe dhe materiale muzikore të Kusturicës.Kanali numëronte rreth 30 mijë abonentë para se të bllokohej.Emir Kusturica ka qenë një nga figurat publike që ka shprehur vazhdimisht mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe politikat e Kremlinit.Kusturica ka bërë më parë deklarata pro-ruse në disa raste. Në veçanti, gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, regjisori…

Read More

Atletico Madridi e ka nisur edicionin e ri të La Liga-s me fitore në shtëpi ndaj Malagas.“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që deri vonë ishte tepër e baraspeshuar.Në pjesën e parë pavarësisht disa rasteve, asnjëra nga klubet nuk arriti t’i finalizojë kësisoj skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.Rodrigo Mendoza kishte një mundësi të mirë shënimi megjithatë Herrero me super pritje ia mohoi golin.Sidoqoftë, ishte transferimi i ri Kang-in Lee që me një gol të bukur nga distanca e la portierin të shtangur për të kaluar Atleticon në epërsi (70’).Ndërsa, fitoren e vulosi Alex Baena me një supergol…

Read More