KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Natyrës del në terren, ndalon garat Off-Road në bjeshkën e Moknës

Inspektorati i Natyrës del në terren, ndalon garat Off-Road në bjeshkën e Moknës

Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë së Administratës së Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka zhvilluar të dielën një aktivitet në zonën e Moknës, me qëllim të parandalimit të qarkullimit të pakontrolluar të mjeteve motorike jashtë rrugëve të lejuara.

Përmes një njoftimi, Inspektorati ka rikujtuar se Mokna, si zonë e propozuar për mbrojtje, përfaqëson vlera të rëndësishme natyrore dhe peizazhore që duhet të ruhen.

Sipas Inspektoratit, lëvizja e pakontrolluar e automjeteve off-road dhe motoçikletave shkakton dëme në peizazhin natyror, mbulesën bimore, tokën dhe habitatet natyrore.

Thirrja për respektimin e rregullave vlen për të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e jo vetëm për zonën e Moknës.

Inspektorati ka bërë të ditur se kontrollet dhe mbikëqyrja në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj personave që shkelin rregullat do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave.

“Natyra nuk është pistë garash! Mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin e Inspektoratit./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.