Author: korrektpress

Investimi i yllit të muzikës Justin Bieber në artin digjital rezultoi një dështim i madh financiar.NFT‑ja e tij nga koleksioni i famshëm “Bored Ape Yacht Club” (BAYC), për të cilën ai pagoi rreth 1.3 milion dollarë në fillim të vitit 2022, sot vlerësohet vetëm rreth 12 mijë dollarë, një rënie më shumë se 99 për qind të vlerës së saj origjinale.Kur Bieber bleu këtë NFT (#3001) duke shpenzuar 500 ETH (njësi kriptomonedhe), tregu për NFT‑të ishte në kulmin e tij dhe shumë investitorë e shihnin këtë si një aset të vlefshëm. Por, gjatë viteve të fundit, çmimet e këtij lloji…

Read More

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të spitalit të parë të specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë, “Mala Bogorodica – Sistina”, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur një ofertë jubilare speciale, duke përfshirë testin prenatal jo-invaziv (NIPT) në paketat e lindjes.NIPT është një test prenatal i sigurt dhe jo-invaziv, i cili mundëson zbulimin e hershëm të gjendjeve më të shpeshta gjenetike dhe kromozomale të fetusit, pa paraqitur asnjë rrezik për nënën dhe foshnjën. Testi realizohet në mënyrë të thjeshtë, përmes marrjes së një mostre gjaku nga nëna dhe bazohet në analizën e ADN-së së lirë fetale që qarkullon në gjakun e…

Read More

Poezi nga: Franz Kafka Përktheu: Iliaz BobajE ftohtë është dita sot dhe e ashpër. Retë të ngrira, erërat zvarritin të ftohtit. Të ngrirë edhe njerëzit. Hapat jehojnë si metal mbi pllakat e bakrit dhe retë vështrojnë liqene të bardhë.Në qytetin e vjetër janë ngritur, shtëpiza krishtlindjesh me drita dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin, në sheshin e vogël me borë. Një burrë ecën heshtur, në sheshin me borë me dritë hëne dhe hijen e tij të madhe e fryn era mbi shtëpizat.Njerëz që kalojnë ura të errëta, shkojnë me nxitim në meshë, me dritat verbuese në duar. Në qiellin gri kalojnë…

Read More

Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën përfundimtare.Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws në deklaratën e tij sot u mor me pretendimet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, të cilët thanë se nuk është vërtetuar asnjë lidhje mes krimit dhe Selimit.Laws tha se nuk është puna e mbrojtjes së viktimave të vërtetoj akuza, por e Prokurorisë.“…Ajo që kemi bërë është që kemi paraqitur informacione dhe prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat dhe kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat kundër Selimit, kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.

Read More

Kandidati për prokuror publik shtetëror Vlladimir Pançevski, i cili dje nuk mori një mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, njoftoi padi penale kundër anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve për shpërdorim të detyrës.Në dy statuse të ndara në Facebook, Pançevski i akuzon ata për shkelje të qëllimshme të ligjit dhe për praktikim të “drejtësisë selektive”.Sipas tij, anëtarët e Këshillit në seancën e djeshme, e cila shqyrtoi kandidaturat për prokuror të ri shtetëror, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar kufijtë e autoritetit të tyre zyrtar, duke vepruar në kundërshtim me nenin 62, paragrafi 1, rreshti 1 i Ligjit…

Read More

Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe në Gjenevë midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë ka filluar.Lajmi u raportua për herë të parë nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, dhe që atëherë është konfirmuar nga kryenegociatori i Ukrainës.Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, thotë se konsultimet “po zhvillohen në grupe pune sipas fushave brenda pistave politike dhe ushtarake”.”Ne po punojmë për sqarimin e parametrave dhe mekanizmave të vendimit të diskutuar dje”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.Umerov më parë tha se bisedimet e djeshme “u përqendruan në çështje praktike dhe mekanikën e zgjidhjeve të mundshme”. /Telegrafi/

Read More

Në ambientet e Shërbimit të Patologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, drita e llambave të mikroskopit mbetet e ndezur gjatë gjithë orarit të punës, ndërsa ekipi i patologëve punon intensivisht për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve malinje.Dr. Syzane Çavolli dhe Dr. Besart Muli, specialistë të patologjisë, së bashku me infermieren Fevzije Stublla analizojnë mostrat e marra tek pacientet për të identifikuar shenjat e para që mund të bëjnë diferencën mes rrezikut dhe shërimit.Gjatë vitit 2025, ky ekip ka kryer me sukses 1,373 PAP teste, duke monitoruar shëndetin e grave dhe duke ofruar mundësi për diagnostikim të…

Read More

Atletico Madrid pritet të ndahet këtë verë nga një tjetër figurë historike. Mbrojtësi uruguaian Jose Maria Gimenez, i cili iu bashkua klubit në vitin 2013 nga Danubio për më pak se 1 milion euro, ka qenë pjesë kyçe e skuadrës për më shumë se një dekadë. Ai kontriboi menjëherë në sezonin e artë që kulmoi me titullin në La Liga dhe finalen e Ligës së Kampionëve, duke konkurruar për një vend titullari me Mirandën. Sipas raportimeve nga RadioMarca, 31-vjeçari do të largohet në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2028. Klubi madrilen thuhet se i ka…

Read More

Luka Mishetiq, avokat mbrojtës i Hashim Thaçi tha sot se Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë mëkatin më të madh, duke premtuar spektakël, e që në fakt sipas tij nuk kanë paraqitur asgjë.Mishetiq tha se për një gjë të tillë i kishte folur një mentor i tij prej shumë kohës. Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00 “Mentori im më mësoi para shumë kohësh, se mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër se sa mund të paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar…

Read More

Një surprizë emocionuese ndodhi në spektaklin e së martës për Stenaldo Mëhillin.Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë, Xhoelin, ndërsa ky moment ishte tejet prekës dhe i përloti të gjithë.Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, gjersa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Pjesë nga biseda mes tyre:Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh,…

Read More