KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Justina Shiroka-Pula uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Presidentja Justina Shiroka-Pula uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një postimi ne Facebook, presidentja u shpreh se alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Postimi i plote:

Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm.

Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe.

Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t'ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim.

Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj.

Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.