KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadrijaj: Nuk u konsultuam për tërheqjen e ligjit, por do t’i përkrahim ndryshimet

Kadrijaj: Nuk u konsultuam për tërheqjen e ligjit, por do t’i përkrahim ndryshimet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj do t’i përkrahë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Live” në T7, Kadrijaj ka thënë se Aleanca ka qenë në mbështetje të këtyre ndryshimeve, pavarësisht se nuk është konsultuar për tërheqjen e projektligjit dhe nuk ka qenë në dijeni të arsyeve që çuan në këtë vendim.

Ajo ka rikujtuar se AAK-ja kishte votuar kundër themelimit të Dhomave të Specializuara, por kishte shprehur gatishmëri për të mbështetur ndryshimet ligjore të propozuara.

“Përkundër që Aleanca nuk e ka votuar ligjin për Dhomat e Specializuara, kemi qenë kundër, kemi dhënë votën kundër. Përkundrazi, ne kemi dalë në krahë dhe në momentin që është proklamuar një ligj që do të bëhen disa ndryshime, e kemi përkrahur në tërësi”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se, ndonëse partia nuk është konsultuar lidhur me tërheqjen e projektligjit, qëndrimi i saj për mbështetjen e ndryshimeve mbetet i njëjtë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.