- Foto e fundit me Al e ndarë nga Trump – i buzëqeshur në pishinë duke shijuar rrezet e diellit
- “Treshja e Bayern Munich me 100, sfidon treshet e MSN dhe BBC” – gazetar Lavdim Pireva flet për sulmin bavarez
- Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u trajtua sikur të kishte aplikuar Koreja e Veriut
- Lego mund të sjellë në jetë Renault 5 Turbo 3E
- Ukraina po përdor GTA V për stërvitjen e pilotëve të dronëve
- Katër shenjat që harrojnë miqtë kur dashurohen: Për ta, partneri bëhet i gjithë universi
- Alarm ekologjik në Maqedoni për ligjin e ri për lëndët minerale
- Sa mund të zgjasë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit?
Author: korrektpress
Në seancën e ardhshme të Kuvendit do të merret vendim për shpalljen e konkursit për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, pasi Marko Bislimovski, dha dorëheqje.Dorëheqja erdhi dy javë pasi Policia Financiare paraqiti kallëzim penal ndaj Bislimovskit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.Sipas kallëzimit, ai nuk ka vepruar me kohë në lidhje me marrjen e licencës së kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të biznesmenit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, edhe pse nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë energjetike.
Sharon Stone nuk lejon të cenzurohet. Aktorja, e cila së fundmi i është përkushtuar pikturës, ka publikuar këtë javë një seri videosh në Instagram ku mbron plakjen dhe nuditetin, pas një incidenti gjatë xhirimeve në studion e saj në Los Anxhelos. Ajo tregoi se një ekip filmik i kërkoi të hiqte nga kuadri një pikturë me akt femëror.“A duhet të tmerrohemi kur shohim veten në pasqyrë?”, pyeti aktorja 67-vjeçare në video. “Pse duhet të kemi frikë nga ajo që jemi si qenie njerëzore? Mua kjo më duket ideja më e çuditshme në botë. Unë jetoj në këtë trup çdo ditë.…
Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, gjenerali në pension Jasper Jeffers, ka bërë të ditur se disa shtete, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, janë zotuar të kontribuojnë me trupa për misionin e sapokrijuar të sigurisë në Rripi i Gazës.Sipas Jeffers, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar dërgimin e forcave në kuadër të këtij misioni ndërkombëtar që synon stabilizimin e situatës në Gazë.Përveç dërgimit të trupave, Egjipti dhe Jordania – dy shtete që kufizohen me Rripin e Gazës – kanë rënë dakord të ofrojnë trajnim për policinë dhe forcat lokale të sigurisë.“Me këto hapa të parë, ne ndihmojmë…
Bayern Munich ka marrë vendimin për të mos i ofruar rinovim kontrate Leon Goretzkas në përfundim të sezonit aktual, duke sinjalizuar fundin e aventurës së tij në “Allianz Arena” pas sezonit 2026/27. Mesfushori 31-vjeçar pritet të largohet si lojtar i lirë, ndërsa agjenti i tij ka nisur tashmë të shqyrtojë opsionet për të ardhmen. Drejtuesit bavarezë janë të vendosur të rinovojnë gradualisht boshtin e skuadrës për të garantuar sukses në afatmesëm.Epoka e dyshes së dikurshme me Joshua Kimmich konsiderohet e mbyllur, dhe Goretzka duket pranë një kapitulli të ri në karrierë. Gjatë afatit kalimtar së dimrit u spekulua për një…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar në mënyrë unanime përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin për vitin 2026.Sipas tij, vendimi është marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për Prishtinën dhe qytetarët e saj.“Miratimi unanim siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që i kemi planifikuar për vitin e ardhshëm”, ka theksuar Rama.Ai ka shtuar se kjo i hap rrugë vazhdimit të investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të shërbimeve publike…
Ish-presidenti i Barcelona, Joan Laporta ka nisur një sulm të ri ndaj gjyqtarëve spanjollë dhe Real Madridit, duke i akuzuar se po favorizojnë “Los Blancos”.Duke folur në një intervistë të fundit, Laporta pretendoi se disa gjyqtarë punojnë vazhdimisht kundër Barcelonës.“Ka disa gjyqtarë që, sa herë janë në krye të ndeshjeve tona, na dëmtojnë”.“Kjo ndodh vazhdimisht. Kjo është realiteti. Është një skandal”, shtoi ai.Laporta sugjeroi se vendimet merren kundër Barçës sepse rivalët nuk arrijnë t’i ndalin në fushë.“Disa njerëz nuk mund të përballojnë atë që jemi si klub dhe atë që përfaqësojmë”. Duke iu referuar Real Madridit, ai la të kuptohet…
Prishtina Mall ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me MODUS Events dhe PR Solutions për organizimin e Beauty Fair Kosova 2026, duke konfirmuar mbajtjën e panairit më të madh tëindustrisë së bukurisë në vend.Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në krijimin e një hapsire të përshtatshme ku brendet, profesionistët dhe bizneset e këtij sektori mund të prezantojnë risitë dhe të zgjerojnë bashkëpunimet e tyre.Panairi do të mbahet më 24, 25 dhe 26 prill 2026, në hapsirën e dedikuar në Prishtina Mall, një vendtakim që ofron standarde të larta organizimi dhe kushte dinjitoze për realizimin e ngjarjeve të këtij niveli.Organizimi në këtë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në takimin e parë zyrtar të strukturës së re ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, ku bëri bilancin e diplomacisë globale, duke pretenduar se ka arritur të ndalë tetë konflikte ndërkombëtare gjatë periudhës së fundit të udhëheqjes së tij politike.Në fjalimin para liderëve botërorë dhe zyrtarëve të pranishëm në Uashington, Trump listoi konfliktet që sipas tij janë “përfunduar”, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas deklaratës së presidentit amerikan, tetë luftërat që ai ka ndalur janë Kosovë-Serbi, Izrael-Iran, Izrael-Hamas, Egjipt-Etiopi, Indi-Pakistan, Ruanda-Republikë Demokratike e Kongos, Armeni-Azerbajxhan, Kamboxhia-Tajlanda, shkruan…
Kuvendi i Kosovës i ka bërë kërkesë Komisionit për Buxhet për shtim të buxhetit në shumën prej mbi 361 mijë euro. Por, kjo kërkesë ndonëse u konsideruar imediate për funksionimin e Kuvendit të Kosovës, nuk mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit për Buxhet.Kërkesën e Kuvendit të Kosovës për buxhet shtesë e paraqiti sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, i cili tha se duhet marrë parasysh se aktive janë dy legjislatura ajo e 8 dhe 9 që marrin pagën kalimtare.“Kërkesa është e paraqitur në zbatim të legjislacionit dhe akteve nënligjore me qëllim që të plotësojmë kërkesat buxhetore apo të bëjmë zbatimin e…
Po prezantojmë POWER OF YOU nga EMPORIO ARMANI, një krijim i ri që pulson me një energji të brendshme, të gjallë. Më shumë se një aromë, është vetë thelbi i ndriçimit – e krijuar për gra që qëndrojnë besnike ndaj të vërtetës së tyre dhe e përfaqësojnë fuqinë me vetëbesim, të cilat së bashku formojnë një kolektiv të fuqishëm; e dizajnuar për të amplifikuar forcën e brendshme të grave dhe për t’i fuqizuar ato që të zbukurojnë me lehtësi çdo hapësirë ku hyjnë. Tani mund ta gjeni ekskluzivisht në EBC Cosmetics.E fiksuar në një shishe si xhevahir me nuancë rubini,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari