Dy të mitur dyshohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti me thikë që raportohet të ketë ndodhur sot pranë shkollës së mesme ekonomike në Gjilan.
Kështu ka mësuar Telegrafi nga burimet e saja.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, si dhe gjendja shëndetësore e të lënduarve, ende nuk dihen.
Telegrafi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjilan për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, përfshirë rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e ndërmarra nga organet kompetente dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

