KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku Sadriu: Raporti i BE-së për Kosovën është përgjithësisht me notë jo kaluese

Lushaku Sadriu: Raporti i BE-së për Kosovën është përgjithësisht me notë jo kaluese

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se raporti i Bashkimit Europian për Kosovën është “pa progres”.

Lushaku Sadriu tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportin e sivjetmë se Qeveria nuk i ka zbatuar rekomandimet e BE-së.

“Integrimi evropian i vendit tonë kërkon punë të përditshme shtetërore dhe pikërisht kjo punë ka dështuar, jo vetëm ngecur. Prandaj ky është thelbi i debatit të sotëm”, tha ajo.

Deputetja tha se në drejtësi, vendi për herë të parë ka “zero progres”.

“Një qeverisje që e ka ndërtuar identitetin e vet mbi premtime kundër korrupsionit, duhet të përgjigjet edhe në këtë hendek mes premtimit dhe rezultatit”, tha ajo, ndërsa kritikoi, siç tha, dështimin, në luftimin e korrupsionit.

Ajo tha se raporti evidenton “edhe shumë hendeqe të tjera”.

Lushaku Sadriu tha se “ky raport është përgjithësisht me notë jo kaluese”.

“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së kërkoj që këtu të mos përfundojmë vetëm një diskutim, por të dalim me kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet t’i raportojë Kuvendit të Kosovës rregullisht, çdo tre muaj për realizimin e raportit të progresit dhe kërkesave që dalin nga ai dhe brenda 30 ditësh të na e paraqesë një plan veprimi me veprime konkrete se si duhet të përmbushen këto kritere”, tha ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.