- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës shënon debutim historik në Kampionatin Europian të MMA-së në Greqi
- Ku janë të stacionuara trupat amerikane në Evropë?
- Gjendet i vdekur një person në një banesë në Ohër
- “Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO
- “Harry Kane, lider absolut i Bayern Munich” –gazetari Shkumbin Pireva i jep shumë merita anglezit
- Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor
- Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor
- Melania Trump nuk mban dietë: Çfarë ha për të ruajtur linjën në moshën 56-vjeçare
Author: korrektpress
Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Blero Muharremi, po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij personale, pasi pritet të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të emisionit Prive by Liberta Spahiu, të cilat kanë zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije.Sipas të njëjtave burime, çifti pritet të bëhen prindër të një djali, duke shtuar kështu një kapitull të ri në jetën familjare të artistit. Kjo vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën, duke nisur një etapë të re…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (29 vjeçar) nga Rosomani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës.Në mënyrë të paligjshme janë përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme rreth 500.000 denarë, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.
Mërgim Vojvoda ishte një nga protagonistët e ndeshjes së xhiros së 24-t në Serie A, ku Como barazoi 1-1 me AC Milan. Përveç golit, ndeshja u shënua edhe nga tensione mes trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Cesc Fàbregas.Ky sezon po shënon një rikthim të bukur të Comos nën drejtimin e trajnerit spanjoll, dhe në këtë sukses kontribuon edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda. Ai është pjesë e formacionit bazë dhe në përballjen ndaj Milanit tregoi aftësi të jashtëzakonshme me topin.Klubi i Comos postoi në rrjetet sociale një video ku Vojvoda driblon me elegancë lojtarët e Milanit, duke treguar teknikë dhe qetësi…
Donald Trump deklaroi sot në Bordin e Paqes se po zhvillohen “bisedime të mira” me Iranin, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.Presidenti amerikan përmendi disa nga konfliktet që i ka zgjidhur gjatë mandatit të dytë presidencial dhe e përshkroi Iranin si “një pikë të nxehtë aktualisht”. Ai tha se përfaqësuesit e tij kanë pasur takime “shumë interesante” me zyrtarë iranianë, raporton ap.Komentet e tij vijnë në një kohë tensioni, ku bisedimet bërthamore ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit mbeten pezull, Irani zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë dhe amerikanët kanë vendosur një tjetër aeroplanmbajtëse në rajon.“Ka…
Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e tij në parti dhe në jetën publike.“Herët na paska lënë Naim Krasniqi. Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”, ka shkruar Bajrami.Ajo ka theksuar se, përveç angazhimit politik, Krasniqi do të kujtohet edhe për kontributin…
Kampioni i Kosovës Drita pavarësisht mungesave të shumta është duke kërkuar një pikë në shtëpi ndaj Celjes.Skuadra sllovene është favorit në këtë përballje, ndërsa nga minuta e parë do të jetë ish kapiteni i Kosovës U21, Milot Avdyli.Ndërkohë, Zekirija Ramadani ka vendosur që pjesën e sulmit t’ia besojëFormacionet zyrtare:Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Pellumbi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj; Ajzeraj, Nguena, Tusha; AbazajCelje: Leban; Tutyskinas, Bejger, Calusic, Nieto; Kvesic, Hrka, Seslar; Ioslfov, Kucys, Avdyli.Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 21:00./Telegrafi
Drejtori i ri i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka reaguar ndaj diskutimeve publike lidhur me ndryshimet në orarin mësimor në shkollat e kryeqytetit, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shkurtim të orëve të mësimit.Sipas tij, ora mësimore mbetet 45 minuta dhe programi arsimor nuk është prekur. “Asnjë orë nuk është hequr. Ndryshimi lidhet vetëm me organizimin e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor gjatë ditës”, ka sqaruar Shahini, duke e cilësuar vendimin si një lehtësim të përkohshëm administrativ, e jo reduktim të mësimit.Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas kërkesave të shumta nga…
Pasimi për Rafael Leaon që shënoi golin e barazimit ishte një spektakël. Mesfushori po gjen qëndrueshmëri dhe po përshtatet me stilin e lojës së Milanit. Futbollisti, për të cilin Milani pagoi 34 milionë euro, po fillon të japë fryte.Një pasim nga 40 metra që i shërbeu Rafael Leaos, i ekzekutuar me lehtësinë tipike të Jasharit në pjesën e dytë, i lejoi sulmuesit të barazonte rezultatin dhe tregoi aftësinë e mesfushorit për të ndryshuar ritmin e lojës.Mirë se vini në botën e Ardonit, djaloshit që po mëson nën mbikëqyrjen e Luka Modricit. Ai madje foli për këtë para ndeshjes, me sytë…
Ish-partneri i Juliana Nura, i njohur si Gerti, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike pasi u kap në befasi nga paparacët e emisionit Prive. Pas lirimit nga burgu, ai është filmuar duke dalë nga një hotel në Prishtina, prej nga më pas është nisur drejt një qendre tregtare, pa e ditur se po ndiqej nga ekipi i emisionit.Sapo mbërriti në ambientet e qendrës, gazetari iu afrua me disa pyetje të drejtpërdrejta që lidhen me raportin e tij me Julianën dhe polemikat e fundit. Mes tyre ishin edhe dyshimet nëse ajo kishte qenë arsyeja që ai kishte përfunduar…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Rusisë, duke thënë se vendi është zhytur në “barbarinë më të thellë” dhe se udhëheqja aktuale ruse nuk mund të ekzistojë pa luftë.Sipas tij, sistemi politik në Moskë është ndërtuar në mënyrë të tillë që konflikti i vazhdueshëm shërben si mjet për ruajtjen e pushtetit dhe kontrollit të brendshëm.Merz theksoi se çdo përpjekje për negociata me presidentin rus, Vladimir Putin do të ishte e kotë, pasi, sipas vlerësimit të tij, Kremlini nuk ka interes real për një zgjidhje paqësore. Ai argumentoi se lufta është bërë pjesë thelbësore e strategjisë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari