KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova U19 i nis kualifikimet me humbje, mposhtet nga Belgjika

Kosova U19 i nis kualifikimet me humbje, mposhtet nga Belgjika

Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e para të kualifikimeve për Euro 2027.

Dardanët e rinj të udhëhequr nga Albert Bunjaku kanë humbur ndeshjen e parë në Grupin A2, aty ku përveç Belgjikës janë edhe Skocia dhe Kazakistani.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të belgëve, por shifrat mbeten të pandryshuar në 45 minutat e parë.

Rasti më i mirë i kësaj pjese ishte ai i Mohammed El Adfaoui (10’), i cili e humbi penalltinë dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.

Në pjesën e dytë, Kosova luajti më mirë se në të parën, por belgët ishin më konkret duke arritur t’i shënojnë dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi me anë të Naim Amengai (47’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Jessie Da Silva (49’) u përkujdes për epërsinë 2-0, e cila mbeti deri në fund edhe përkundër disa rasteve nga të dyja kombëtaret.

Pas kësaj humbje, Kosova U19 do të luajë ndaj Skocisë më 14 nentor dhe Kazakistanit më 17 nëntor, me të gjitha ndeshjet që luhen në Skoci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.