Author: korrektpress

Aktori amerikan, Eric Dane, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një beteje të vështirë me sëmundjen ALS, konfirmoi familja e tij. Ai la pas bashkëshorten Rebecca Gayheart dhe dy vajzat e tyre adoleshente.ALS është një sëmundje e rëndë e sistemit nervor që dëmton qelizat që kontrollojnë lëvizjen e muskujve, duke çuar gradualisht në paralizë, shkruan DailyMail. Dane e bëri publike diagnozën në prill, ndërsa në muajt pasues zbuloi se kishte humbur funksionin e krahut dhe dorës së djathtë dhe se ishte detyruar të përdorte karrige me rrota.I lindur më 9 nëntor 1972, ai u zhvendos në Los Angeles në…

Read More

Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo është çfarë tregojnë pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë.Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare.Edhe pse i dyshuari është arrestuar, në protesta janë parë pankarta që bënin thirrje për bojkotimin e furrave të bukës në pronësi të familjes së të dyshuarit, si dhe…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se ekziston një mundësi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vote, e cila, siç deklaroi sonte, do të ndodhte në vitin 2027, si pjesë e një skenari që lidhet me planin e paqes për Ukrainën.”Ekziston një ide që po dëgjohet gjithnjë e më me zë të lartë në Bruksel dhe përreth dhe përfshin planin e paqes për Ukrainën në të cilin praktikisht integrimi i Ukrainës, dhe me qëllim rindërtimin e ardhshëm, brenda BE-së do të ishte në një rrugë të shpejtë. Kjo do të ishte joparimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ka…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi në kuadër të Bordit të Paqes që u mbajt të enjten në Uashington.Në videon e publikuar nga Rama, kryeministri shqiptar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shihen teksa bisedojnë me presidentin amerikan, Donald Trump. “Mirëmëngjesi dhe me këtë video-kartolinë të takimit të Bordit të Paqes, ku mund të gjeni versionin origjinal të fjalës në emër të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ndërkaq, të enjten presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka ndier peshën e garancisë amerikane dhe ka falënderuar për këtë presidentin e…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë për një vit tjetër, duke përmendur aneksimin e Krimesë nga Moska, luftën e saj në Donbas dhe pushtimin e Ukrainës.Një njoftim presidencial i datës 18 shkurt – i caktuar për botim në Regjistrin Federal më 20 shkurt – siguron që masat të mbeten në fuqi përtej 6 marsit 2026.“Po e vazhdoj për 1 vit emergjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13660”, thuhet në dokument.Regjimi i sanksioneve u prezantua për herë të parë në vitin 2014 gjatë administratës Obama në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Që…

Read More

Një nga veprimet më të zakonshme pas një ndarjeje është kontrollimi i aktivitetit të ish-partnerit/es tuaj në rrjetet sociale.Ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se këto procedura nuk e lehtësojnë sindromën e “zemrës së thyer”.“Duke kërkuar një ish-partner në internet, ju forconi lidhjet e trurit që duhet të përpiqeni t’i dobësoni”, tha psikologia Johanna Devilla.Psikologu gjithashtu pohon se kjo procedurë përfshin një nivel më të lartë stresi dhe një dëshirë më të fortë.“Kjo tregon se nuk ke mbaruar ende me marrëdhënien dhe kjo pengon rikuperimin dhe rrit traumën emocionale”, pohon psikologia.Edhe pse dhimbja emocionale të bën të kontrollosh ish-partnerin/en tënde në rrjetet…

Read More

Trajneri italian Carlo Ancelotti po e shijon maksimalisht aventurën e tij me “Seleçaon” dhe ka deklaruar se pret ta “zgjas kontratën edhe për katër vite të tjera” me përfaqësuesen e Brazilit.Ish-trajneri i Milan, Juventus, Chelsea, Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain mori detyrën e tij të parë në nivel kombëtaresh kur u emërua nga Brazili verën e kaluar.Madje, përpara se të përballet me sfidat e para të mëdha në kuadër të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ai tashmë po mendon për të ardhmen.“Është një lloj i ri pune për mua, dhe…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,, tha se është krenar për implementimin e sistemit të ri “Safe City” dhe se numri i shkeljeve është ulur në mënyrë drastike, përkatësisht nga 120 mijë sa ishte në fillim në fazën testuese, tani ka vetëm 500 shkelje.Toshkovski në emisionin “Click Plus” në “TV21” theksoi se ka përfunduar koha e sjelljeve të rrezikshme dhe e vozitjes së shpejtë nëpër rrugë.“Në fillim të periudhës testuese, numri i shkeljeve ishte 120.000, ndërsa sot kemi 500 deri në 600 shkelje, ndonjë ditë 700 apo 800, por gjithsesi një numër dukshëm më të ulët shkeljesh. Bëhet fjalë…

Read More

ALS, e njohur edhe si sëmundja e Lou Gehrig, është një sëmundje e rrallë degjenerative që shkakton paralizë progresive të muskujve. Ajo dëmton qelizat nervore që kontrollojnë lëvizjen, duke bërë që pacientët të humbasin gradualisht aftësinë për të folur, ngrënë, ecur dhe marrë frymë vetë.Verën e kaluar, aktori. Eric Dane kishte rrëfyer për “Good Morning America” se diagnoza e kishte zemëruar, duke përmendur se kishte frikë se vajzat e tij mund ta humbnin në moshë të vogël, ashtu siç ai kishte humbur babanë e tij. Babai i tij vdiq nga vetëvrasja kur Dane ishte vetëm shtatë vjeç, shkruan BBC. Screenshot/BBCDane…

Read More

Lojtarët e Crvena Zvezdas fituan në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Evropës me rezultat 1-0 si mysafir ndaj Lille, dhe ndeshja në Francë u shënua nga një mesazh i turpshëm nga tribunat e tifozëve vendas.Ndeshja u luajt në stadiumin Stade Pierre-Mauroy, ku u mblodh një grup tifozësh më të zjarrtë vendas.Edhe pse stadiumi nuk ishte plot, mbështetësit më besnikë të Lilles shpalosën një flamur që tregonte Kosovën si pjesë të Serbisë, së bashku me një pankartë me mesazhin “Jo dorëzim”.Lëvizja e tyre e turpshme duke ushqyer obsesionin e serbëve ndaj Kosovës nuk kaloi pa u vënë re.…

Read More