KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca ia atribuon opozitës ngecjen në reforma: Duhet ta shohin veten në pasqyrë, bllokada na kushtoi mbi 20 milionë euro

Konjufca ia atribuon opozitës ngecjen në reforma: Duhet ta shohin veten në pasqyrë, bllokada na kushtoi mbi 20 milionë euro

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca ka folur në emër të Qeverisë së Kosovës para deputetëve të Kuvendit në lidhje me Raportin e Progresit.

Ai ka thënë se ky Raport mbulon periudhën shtator 2025-shtator 2026 dhe ka rikujtuar se gjatë kësaj periudhe vendi ka mbajtur tri palë zgjedhje, dy palë zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe një palë komunale, nuk ka pas president deri në tetor dhe Kuvend jofunksional në pjesën më të madhe të kohës.

“Në Raport komisioni konstaton se gjatë gjithë periudhës raportuese, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës. Madje në këtë kohë pati ndërprerje tri javë, nga 6 marsi te vendimi i Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit. Sipas raportit “kjo e kufizoi efektivitetin e Qeverisjes, dhe i vonoi reformat strukturore””, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se Komisioni e lidh drejtpërdrejtë ngadalësimin e progresit me bllokadën.

“Progresi në reformat e BE-së, mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike. Puna për strategjinë dhe ligjin për financat publike, për shkak të konteksti të vështirë politik. Ratifikimi i marrëveshjeve të Planit të Rritjes u vonua deri në shkurt 2026, dhe pakoja e ligjeve për drejtësinë nuk u miratua brenda afatit sepse nuk kishte Kuvend.  Megjithatë pasqyra e përgjithshme e raportit tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është ngritur, progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar në së paku 7 kapituj dhe po i numëroj ata. Në reformën e administratës, publike, lëvizja e lirë e kapitalit, shërbimet financiare, akuakulturë, statistika, në politika rajonale dhe koordinimet e instrumenteve strukturore, në drejtësi, liri dhe siguri, ndërsa në kapitullin 23 që është gjyqësori dhe të drejtat themelore është përmirësuar gjendja e lirisë së shprehjes. Gjithnjë po krahasoj me vitin 2025 sepse nuk kemi referencë tjetër me krahasu”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se në disa kapituj ka vlerësim për rënie të ritmit të reformave, ritëm më të ngadaltë.

“Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte pasur kompetenca të plota gjatë gjithë periudhës që po gjykonim duke neglizhuar faktin e bllokadës në të cilën ne ndodheshim për gjatë gjithë këtyre muajve. Të gjitha subjektet e tjera, edhe ato opozitare ishin pjesë e bllokadës institucionale që në vend të reformave e orientuan energjinë politike drejt këlsaj bllokadë që unë e quaj artificiale për t’i përsëritur zgjedhjet që na konfirmuan rezultatin pak a shumë të njëjtë. Kjo seancë vetëm na kujton sa shumë kohë iu morët qytetarëve, kohë që kjo kushtoi me kryerjen e reformave por edhe një kosto të konsiderueshme financiare mbi 20 milionë euro. Ky është sa i përket pasojave që ne i kemi pas në relacion me bllokadën institucionale, kurse nëse e kuptojmë këtë si llogaridhënie që duhet ta japim, unë mendoj që ka hapësirë të mjaftueshme që secili ta shikoj veten në pasqyre”, ka shtuar zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë.

Ai i ka përmendur disa fusha ku ka thënë se ka pas përmirësim.

“Funksionimi demokratik i institucioneve. Thuhet se zgjedhjet komunale dhe parlamentare ishin paqësore, konkuruese dhe të menagjuara mirë. Kuadri zgjedhor është gjerësisht në përputhje me standardet zgjedhore. PZAP dhe Gjykata Supreme i trajtuan ankesat zgjedhore shpejtë dhe me efektivitet. Gjykata Kushtetuese luajti rol të rëndësishëm në zgjidhjen e bllokadave. Gratë përbëjnë 34.2% të kuvendit, mbi kuotë dhe në Kuvend udhëheqin 6 prej 7 komisioneve. Ka rifilluar asistenca financiare dhe marrëveshjet e MSA-së, kurse është emëruar koordinatori për reforma dhe rritje dhe është themeluar komisioni ekzekutiv për anëtarësim në BE. Thuhet se shoqëria civile vepron në një ambient kryesisht jo kërcënues. Te pjesa e pavarësisë dhe efektivitetit të drejtësisë, thuhet se prokurori i shtetit u zgjodh në korrik të 2026-tës, pas 4 vitesh me u.d. KPK ka përbërje të plotë ndërsa KGJK e zgjodhi kryesuesin në maj 2026.  Gjykata Administrative është themeluar në maj 2026, dhe ky ishte hap i rëndësishëm i drejtësisë administraitve të specializuar. Seancat e njëpasnjëshme po zbatohen në rastet e nivelit të lartë, shkalla e zgjidhjes së lëndëve jopenale në shkallë të parë është rritur, ndërmjetësimi është në rritje dhe Gjykata Supreme po siguron zbatim ë ligjit më konsistent se ishte më parë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se për krimet e luftës, Prokuroria Speciale i ka shtuar aktakuzat dhe prokurorët kurse dy mijë e 10 persona e kanë marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

“Ligjet për shërbimin sprovues dhe korrektues janë miratuar me aktet nënligjore në përputhje me legjislacionet e BE-se dhe nuk ka mbipopullim në burgje. Akademia e drejtësisë e miratoi me plan planin e punës për vitin 2026.  Sa i përket luftës së korrupsionit, thuhet se vendimet përfundimtare në rastet e korrupsionit të lartë janë rritur ndjeshëm ndërsa aktakuzat gati janë dyfishuar. raportimet e sinjalizuesve te AKP gati janë dyfishuar, kurse ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve është në përputhje me legjislacionin e ri të BE-së.  99% e zyrtarëve e deklaruan pasurinë përmes platformës elektronike dhe 127 nga 139 institucione e miratuan planin e integritetit. Kuadri ligjor është i kënaqshëm për zbatimin e ligjit dhe gjerësisht i përafruar me AKI-në. Sipas komisionit, dobësia kryesore është te zbatimi e jo te kaudri ligjor. tek të drejtat htemelore dhe liria e mediave, liria e shprehjes vlerësohet me progres të kufizuar kurse vitin e kaluar u vlerësua pa progres kjo fushë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se Kosova ishte shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që u ngrit 15 vende në lirinë e medias sipas Reporterëve pa Kufij.

“Në prill 2026 u emërua pjesa më e madhe e RTK-së dhe KPM-së. sulmet ndaj gazetarëve ranë, dhe nuk  uregjistrua asnjë padi Slapp sa i përket padisë që të frikësohen gazetarët. KGJK u kërkon gjyqtarëve të i japin përparësi rasteve të tilla ku përfshihen gazetarët. Kuadri për të drejtat themelore është në fuqi dhe adekuat. Mbrojtja e të dhënave dhe gjerësisht e përafruar e GDPR dhe AIP e zgjeroi stafin këtë vit. Sa i përket parandalimit të dhunës në familje, janë miratuar aktet nënligjore dhe është emëruar koordinatorja, por ne prej rastit të krimit monstruoz ndaj Arlinda Zekajt, që ndodhi këtë vit po e shohim se ka një hendek ende në shtetin tonë mes ligjeve, rregulloreve që i lavdojmë dhe zbatueshmërisë nga institucionet për sundimin e ligjit.  Raporti përmban edhe kritika dhe rekomandime dhe Qeveria do të jetë e hapur, që çdo shqetësim që ngritet nga ana e deputetëve të adresohen të gjitha këto që evidentohen në këtë seancë. Ne i kemi ekipet që regjistrojnë gjithçka që ju thatë dhe se shumica e rekomandimeve kërkojnë edhe masa në Kuvend përveç Qeverisë sepse kosnideroj se vetëm duke punuar bashkë mazhoranca me opozitën dhe vetëm kur subjektet politike bëhen bashkë mund të krijojmë një raport progresit më të mirë në vitin 2027”, ka thënë Konjufca. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.