- “Pervers, pedofil” – Gruaja e Mirit, Rabea reagon për ofendimet ndaj finalistit gjatë qëndrimit në BBVA
- Shqiptaro-amerikani Ylli Bajraktari interviston shefin e Nvidia-s, flasin edhe për përdorimin e gjerë të IA-së dhe ndikimin e saj në vendet e punës
- LSDM: Filkov nuk vepron asgjë për ekstradimin e Gruevskit
- Liria e shtypit në letër, sfida serioze në praktikë – gazetarët në Kosovë nën kërcënime të vazhdueshme
- Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin
- Kim Kardashian mbështet vajzën North në lansimin e albumit në Los Angeles, shmang përballjen me Kanye West
- OBRM-PDUKM: Filipçe duke shijuar fundjavën e zgjatur në Romë, tregohet “i shqetësuar” për të drejtat e punëtorëve në Maqedoni
- Trump thotë se SHBA-të do ta zvogëlojnë praninë në Gjermani ‘shumë më tej’ sesa tërheqja fillestare prej 5,000 trupash
Author: korrektpress
Një ish-lojtar i Al Nassr ka zbuluar një detaj të pazakontë nga koha e Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, duke theksuar kureshtjen dhe respektin e portugezit për kulturën lokale.Duke folur në podcastin “Thmanyah Sports”, Shaye Sharahili tregoi se Ronaldo kishte vendosur të agjëronte gjatë Ramazanit vitin e kaluar, pavarësisht se nuk është mysliman.“Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo provoi të agjërojë me lojtarët myslimanë të Al Nassr gjatë Ramazanit. Ai agjëroi për dy ditë për të përjetuar se çfarë ndjejnë myslimanët gjatë agjërimit”, tha Sharahili. Anekdota u bë publike në kohën kur Ramazani ka nisur për besimtarët myslimanë në mbarë botën,…
Tesla ka prezantuar një version të ri fillestar të modelit Cybertruck me tërheqje në të gjitha rrotat me fuqi rreth 325 kW dhe rreth 523 km autonomi, të cilin e ka vendosur në 59990 dollarë, që është 20 mijë dollarë më pak se çmimi fillestar i mëparshëm prej 79990 dollarësh.Ky ndryshim është bërë sepse shitjet e Cybertruck-ut kanë qenë më të ulëta se sa pritej, prandaj kompania ka vendosur të bëjë një ulje të konsiderueshme të çmimeve për të tërhequr më shumë klientë.Versioni i vjetër fillestar tani quhet Premium All‑Wheel Drive dhe mbetet në 79990 dollarë, ndërsa modeli i ri…
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, ky është reagimi i shkurtër i kryeministrit Edi Rama, pas protestës së sotme të opozitës, 20 shkurt.Protesta e katërt kombëtare zgjati pak më shumë se 3 orë, me një sërë incidentesh. Ndryshe nga herët e shkuara, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse. Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.Partia Demokratike, përmes një deklarate zyrtare, pretendon se u hodhën sasi të mëdha gazi te Xhamia e Namazgjasë. Duke theksuar se posedojnë pamjet filmike për këtë, thuhet se është “ndërprerë falja e besimtarëve myslimanë,…
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, deklaroi se Hungaria ka marrë një hap radikal dhe do të bllokojë fondet financiare për Ukrainën.Hungaria mori këtë vendim sepse, sipas mendimit të Budapestit, Ukraina po bllokon eksportin e naftës që vjen përmes tubacionit Druzhba.“Ne po bllokojmë kredinë e BE-së për Ukrainën prej 90 miliardë eurosh derisa të rifillojë tranziti i naftës drejt Hungarisë përmes tubacionit Druzhba. Ukraina po shantazhon Hungarinë duke ndaluar tranzitin e naftës, në koordinim me Brukselin dhe opozitën hungareze, me qëllim që të shkaktojë çrregullime në furnizimin në Hungari dhe të rrisë çmimet e karburantit para zgjedhjeve,” tha Szijjarto. Ai…
Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka konfirmuar publikisht se është sulmuar në rrugë nga një person i panjohur, duke reaguar për herë të parë gjatë spektaklit “prime” të së premtes të Big Brother VIP Kosova.Gjatë transmetimit live, ai falënderoi të gjithë ata që i kishin shkruar mesazhe mbështetjeje dhe sqaroi situatën, duke thënë: “Dua të falenderoj personalisht të gjithë ata që janë duke me shkruar, dua të them që po, ka ndodhur një incident, u gjeta i papërgatitur sepse nuk ka asnjë arsye për të pritur një agresion në rrugë. Por unë jam mirë siç po e shihni, sonte jemi…
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka kritikuar ashpër Jose Mourinho, duke thënë se portugezi bëri një “gabim të madh” me komentet e tij pas incidentit të dyshuar racist ndaj Vinicius Junior.Sulmuesi i Real Madridit shënoi golin e vetëm në fitoren e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Benfica, por gjatë rikthimit në qendër të fushës u përball me një koment të dyshuar racist nga anësori i Benficës, Gianluca Prestianni.Argjentinasi i ka mohuar akuzat dhe është mbështetur fuqishëm nga klubi i tij. Mourinho, i cili foli me Vinicius gjatë ndërprerjes 10-minutëshe të ndeshjes, vendosi të mbrojë lojtarin e vet, por…
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës.Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenime, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi.Votimi erdhi pasi Komisioni për buxhet, punë dhe transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vërejtjet dhe kritikat e deputetëve…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi gjatë protestës së opozitës ka postuar në facebook një video nga xhamia e Tiranës nga ku është hedhur gaz lotsjellës.Bardhi thekson se ky është një akt i rëndë dhe pengon besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre në këtë muaj të Ramazanit. Mbyllet me dhunë tubimi opozitar në Shqipëri “Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet…
Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur Sportistja e Vitit, ndërsa xhudisti Akil Gjakova ka fituar çmimin Sportisti i Vitit në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.Çmimi për Krasniqin u dorëzua nga kryeministri Albin Kurti, presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i BKT Suat Bakkall, si dhe legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi.Ndërkohë, çmimi për Akil Gjakovën u dorëzua nga nënpresidenti i parë i KOK-ut Milaim Kelmendi, në shoqërim të sekretarit të përgjithshëm të ICMG Iakovos Filippuzis dhe kryetarit të nderit të KOK-ut Besim Hasani.Kryeministri Albin Kurti, duke uruar fituesit, theksoi se përkrahja për sportin do të…
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli para selisë së PD-së për një deklaratë për mediat pas protestës së 20 shkurtit, e cila u zhvillua para Kryeministrisë dhe u përshkallëzua në fund për shkak të përdorimit të molotovëve dhe fishekzjarreve nga protestuesit, si dhe reagimit të forcave policore me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.Berisha akuzoi se gaz lotsjellës është hedhur dhe edhe brenda oborrit të selisë së PD-së dhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një paralajmërim se në rast se guxon të sulmojë sërish këtë seli, gjurmë nuk do të gjejë te selia e tij. Tirana në tym!…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari