Kanceri i gjirit mund të përhapet përtej indit të gjirit dhe të prekë organe të tjera të trupit, përfshirë mushkëritë.
Këtë e ka shpjeguar kirurgu torakal Shqiptar Demaçi, i ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.
I pyetur nëse kanceri i gjirit mund të përhapet në mushkëri dhe anasjelltas, Demaçi ka konfirmuar se metastazat janë të mundshme.
Ai ka shpjeguar se qelizat kanceroze mund të përhapen përmes sistemit limfatik dhe qarkullimit të gjakut, duke prekur nyjet limfatike dhe organe të tjera.
Në intervistë, Demaçi ka përmendur mushkëritë, mëlçinë, eshtrat dhe trurin si vende ku mund të shfaqen metastazat e kancerit të gjirit.
Megjithatë, jo çdo paciente me kancer të gjirit zhvillon metastaza dhe përhapja nuk ndjek domosdoshmërisht një renditje të caktuar organesh.
Prania dhe vendndodhja e metastazave ndikojnë në përcaktimin e stadit të sëmundjes dhe në zgjedhjen e trajtimit.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com

