KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti sot, paralajmërohen erëra dhe reshje intensive

Moti sot, paralajmërohen erëra dhe reshje intensive

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 16 deri në 19 gradë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Por, gjatë të enjtes ueb-faqe tjera që merren me parashikim të motit, si MeteoKosova theksoi se erërat nga drejtimi i jugperëndimit pritet të fuqizohen edhe më shumë për shkak të afrimit të ciklonit “Charles”, duke arritur në momente të caktuara intensitet stuhie të fortë.

Veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, me hove të erës që mund të arrijnë shpejtësinë deri në 80 km/h.

Erërat e fuqishme mund të shkaktojnë dëme lokale, përfshirë thyerjen e degëve të mëdha, rrëzimin e pemëve të dobëta, si dhe dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta.

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve, kryesisht në gjysmën e epërme të Kosovës. Kjo përkon me afrimin e ciklonit “Charles” drejt rajonit tonë. Cikloni pritet të gjenerojë reshje intensive, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër të vogël.

Me kalimin e orëve të mbrëmjes dhe pas mesnate, pra gjatë orëve të para të 24-orëshit të së shtunës, reshjet pritet të zhvendosen gradualisht në drejtim të jugut.

Si pasojë e reshjeve intensive, të cilat në disa zona mund të zgjasin për një periudhë të konsiderueshme kohore, priten përmbytje lokale.

Edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri ka paralajmëruar për reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së 12 nëntorit reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Ndërkaq, për 13 nëntor parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.