KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kallëzim penal për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë denarë

Kallëzim penal për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë denarë

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një personi për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin për mbi 500 mijë denarë.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.J. (69) nga Manastiri dhe një personi juridik nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje tatimore“.

I kallëzuari i parë, si drejtues i personit juridik, për vitin 2024 kishte shmangur pjesërisht pagesën e tatimit mbi fitimin, përkatësisht kishte paraqitur shpenzime, ndërsa më pas në evidencën kontabël nuk kishte bashkëngjitur dokumentacion të besueshëm ose specifikim të shpenzimeve, me të cilin do të konstatohej se për ç’periudhë dhe për çka bënin fjalë shpenzimet e regjistruara në kontabilitet.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ishte kryer kontroll dhe ishte marrë vendim me të cilin personit juridik i ishte urdhëruar të paguante shumën e përgjithshme, së bashku me kamatën e llogaritur, në vlerë prej 501.765 denarësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.