Arlinda është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit, duke mos i mbajtur dot lotët gjatë diskutimit.
Ajo u shpreh e lënduar nga komentet e tij që ia kishte thënë rreth konsumimit të alkoolit, ndërkohë Nora gjatë bisedës me Arlindën, ngriti një tjetër pikëpyetje: pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai ka konsumuar alkool?
Arlinda e cilësoi këtë qasje si standard të dyfishtë.
“Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh Arlinda.
Burimi: klankosova.tv ↗

