- Rekord tragjik në Gjermani, mbi 15 mijë persona kanë vdekur nga i nxehti që nga fillimi i vitit
- LVV dhe AAK përplasen për qeverisjen në Gjakovë, akuza për keqpërdorime dhe kundërpërgjigje “për shpifje”
- Vetëm edhe 4 ditë për ofertat e Ventoro Motors në Vespa dhe modelet e Piaggio Group!
- Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
- Seria Galaxy Z e gjeneratës së 8-të: Teknologjia e palosshme që dyfishon kohën dhe lirinë tuaj
- Bordi drejtues i Atletico Madridit merr vendim përfundimtar mbi transferimin e Alvarezit te Barcelona
- AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
- Kushëriri i Liam Payne: Nuk iu përgjigja telefonatës së tij, vetëm disa orë para vdekjes
Author: korrektpress
Edhe në botën hiperbolike të futbollit, janë të paktë personazhet që mund të jenë njëkohësisht kaq tërheqës, polarizues dhe kompleksë sa José Mourinho. Anët e tij më të mira dhe më të këqija shfaqen të gjitha në një dokumentar të ri me tri pjesë të publikuar në Netflix.“Ma kujtoi se sa i mirë ka qenë”, thotë Joe Pearlman, regjisori i dokumentarit Mourinho. Edhe vetë Mourinho, besoni ose jo, duket i etur për të përcjellë të njëjtin mesazh. Në një moment të serialit ai shprehet: “Unë shikoj, ti shikon, unë shoh më shumë se ti”.Megjithatë, realizimi i dokumentarëve shpesh nënkupton t’i…
Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast të raportuar në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe më pas ka dalë jashtë territorit të Kosovës, pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij.Sipas raportimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas largimit jashtë vendit ka vazhduar ta shqetësojë ish-bashkëshorten përmes telefonit.Rasti është raportuar në Polici dhe vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente. /Telegrafi/
Kampionia e Kosovës Drita do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Konferencës.Skuadra nga Gjilani do të luajë përballë klubit nga Andorra, Inter Escaldes, sfidë ku vlerësohet si favorit i padiskutueshëm.Drita është shumë afër që ta sigurojë avancimin për në fazën e ligës, andaj me patjetër duhet të marrë avantazhin në “Fadil Vokrri”.Si trajneri Ardian Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Igball Jashari u shprehën optimist para sfidës gjatë konferencës për media.“Respekt maksimal për kundërshtarin, por objektivi dhe qëllimi i skuadrës sonë është kualifikimi në fazën e Konferencës”, deklaroi Nuhiu.“Nesër na pret një ndeshje e vështirë,…
Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka hyrë në Guinness World Records pasi arriti të shkruajë me dorë 150 fjalë në një letër të vetme ngjitëse (sticky note).Pushpajothi Ravikumar, 29 vjeç, vendosi të testojë aftësinë e saj për të shkruar në përmasa jashtëzakonisht të vogla dhe realizoi rekordin në Dubai.Ajo tregoi se që në fëmijëri ndiqte rekordet Guinness dhe ëndërronte një ditë të bëhej pjesë e tyre.Për të arritur rekordin, Ravikumar duhej të gjente mënyrën më efikase për të shfrytëzuar hapësirën e kufizuar, pa e bërë shkrimin të palexueshëm. Për këtë arsye, ajo zgjodhi kryesisht fjalë të shkurtra, shumica…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë”. Sipas VLEN-it, Ali Ahmeti lëshon balona provuese për tërheqje nga politika, Bujar Osmani ia ka vënë syrin karriges së kryetarit, ndërsa njerëzit e Artan Grubit çojnë selame dhe ua rikujtojnë të gjithëve se kush e bënte deri dje ligjin në parti.”Ahmeti shtiret sikur e ka situatën nën kontroll, por hesapet assesi nuk i dalin. Nëse e mbron Artanin, ia ngarkon vetes gjithë bagazhin e tij politik. Nëse ia kthen shpinën, rrezikon të hapet “kutia e zezë” dhe të tregojë kush çfarë ka…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. A është retorika radikale shenjë force apo dobësie?Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiqi përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues…
Së shpejti pritet të botohet romani “Inter Nos” i autores Kaltrina Maloku, një vepër që nga faqja e parë, e vendos lexuesin përballë pyetjeve mbi jetën, identitetin, kujtesën dhe përballjen me të kaluarën.“Inter Nos” vjen si një rrëfim i ndërtuar rreth botës së brendshme të një personazhi që përpiqet të kuptojë veten, zgjedhjet e saj dhe ngjarjet që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Përmes reflektimit dhe përballjes me të kaluarën, romani hap një udhëtim mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që personazhi e përjeton në kujtesën dhe imagjinatën e saj.Në përshkrimin e librit thuhet:“Nuk ia kam idenë…
Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë, ndërsa drejtimin e misionit diplomatik francez pritet ta marrë në fillim të muajit shtator.Huchet deri më tani ka mbajtur postin e presidentit të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco) në Francë, shkruan Telegrafi.Ai është ekonomist, profesor universitar dhe specialist në ekonominë e Azisë.Më 30 janar 2025, Huchet u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë. Foto nga profili personal në LinkedInNë postin e ambasadorit në Kosovë, Jean-François Huchet do ta pasojë Olivier Guérot, i cili…
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça.Peci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se lumi Trepça po pastrohet rregullisht, duke theksuar se mirëmbajtja e tij kërkon angazhim dhe shpenzime të vazhdueshme.“Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe më pak investime!”, ka shkruar Peci, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lumit.Ai ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të adresojë kërkesat e qytetarëve dhe se institucionet po angazhohen për mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se shërbimi i Urgjencës në Mitrovicë është përforcuar me aktivizimin e autoambulancës së dytë, të pajisur me ekip përkatës.Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”, ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në 24:00, shërbimi i Urgjencës do të funksionojë me dy autoambulanca dhe dy ekipe.Sipas Komunës, ky ndryshim synon të mundësojë reagim më të shpejtë ndaj rasteve urgjente, mbulim më të gjerë dhe ofrim më efikas të shërbimeve për qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje apo transport urgjent.Aktivizimi i autoambulancës së dytë konsiderohet një hap në forcimin e kapaciteteve…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari