Carlos Espí ka shprehur dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Real Madridit, pas një mbrëmjeje të veçantë në Santiago Bernabéu, ku u shndërrua në heroin e skuadrës madrilene.
Sulmuesi 21-vjeçar realizoi golin e fitores në minutën e 85-të, duke kompletuar përmbysjen 2-1 ndaj Celta Vigos, pasi mysafirët kishin kaluar të parët në epërsi, ndërsa Jude Bellingham kishte barazuar rezultatin në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, Espí nuk i fshehu emocionet dhe theksoi se Real Madridi përfaqëson ëndrrat e tij, duke premtuar përkushtim maksimal ndaj klubit.
“Do të jap gjithçka që kam për këtë klub. Real Madridi përfaqëson të gjitha ëndrrat e mia. Santiago Bernabéu duhet të jetë një fortesë”, deklaroi Espí.
Burimi: klankosova.tv ↗

